Nënë Tereza 25 vite nga vdekja. Prezantohet në Vatikan filmi dokumentar, "Madre Teresa No Greater love"

Nënë Tereza 25 vite nga vdekja. Prezantohet  në Vatikan filmi

"Madre Teresa No Greater love",  është filmi dokumentar që u prezantua në Vatikan në përvjetorin e 25 të vdekjes së Nënë Terezës. Madje Vatikani ka publikuar materiale të rralla të arkivit të urdhërit të saj (Urdhëri i Misionareve të Nënë Terezës) si dhe një monedhë simbolike në kujtim të jetës së Shën Terezës.

Që nga 5 shtatori 1997 kur shenjtorja shqiptare mbylli jetën e saj tokësore në shërbim të më të varfërve të botës, të sëmurëve, të braktisurve por duke mos e reshtuar misionin e saj dhe pas vdekjes, e që u vlerësua më 5 shtator 2016 me shpalljen Hyjni nga Papa Francesco.

Në nderim organizata katolike amerikane Cavalieri di Colombo ka realizuar një film dokumentar me materiale të rralla të gjetur në arkivin e Urdhërit të Misionareve të Nënë Terezës.

Filmi dokumentar prej datës 8 tetor do të prezantohet në 900 salla kinematografike amerikane e kanadeze për të mbërritur më pas në Europë.

"Realizimi i këtij dokumentari ka si qëllim që t'i rrëfej brezave që nuk e kanë jetuar e të rinjve jetën e vërtetë e veprën e Nënë Terezës" është shprehur në Vatikan Patrick Kelly Kavaleri Suprem i Urdhërit të Kavalerierë të Kolumbisë.

Nën regjinë e Davide Nagliere, materiali në rreth 2 orë rrëfen udhëtimin humanitar nga lagjet më të varfëra e problematike të botës, si Bronx, Calcuta, Rio De Janiero, Kenia e përmes rrëfimeve të personave që e kanë takuar dhe i ka ndihmuar përcjell misionin e saj të paqes e shërbimit ndaj njerëzimit e më nevojtarëve të botës. 

Ndërkaq monedha e veçantë e cila do të të mbaj portretin e Shën Terezës, është realizuar nga artistja Orieta Rossi e cila ka ditur të sintetizoj figurën e Nënë Terezës ndërsa mban shtrënguar në krah një vogëlush indian, e që përmbledh me tre fjalë veprën hyjnore të shenjtërisë shqiptare; dashurinë, impenjimin e devotshmërinë për t'i shërbyer të tjerëve.

Por Nënë Tereza kujtohet e festohet në Itali e në Vatikan dhe nga komuniteti i madh i shqiptarëve dhe i kosovarëve që jetojnë në këtë vend.

Në San Benedetto del Tronto, në provincën e Ascoli Piceno, në rajonin e Marche, komuniteti i shqiptarëve i ka dhuruar qytetit shtatoren monumentale të Nënë Terezës vepër e skulptorit shqiptar Genti Tavanxhiu.

Nënë Tereza do të kujtohet sot në mesha të shumta që do të mbahet në territorin italian e në aktivitete organizuar nga komuniteti i besimtarëve dhe i devotëve të saj.

EMISIONET