Në pritje të Panairit të Librit/ “Welcome to Paris” - Skënder Sherifi vjen me librin e personaliteteve

E ndërsa pritet që këtë javë të rikthehet tradita e Panairit të Librit, i ftuar në studion e lajmeve në “Ora News”, ishte poeti dhe shkrimtari Skënder Sherifi.

“Welcome to Paris”, është ky botimi më i fundit i Sherifit vjen para publikut shqiptar me librin e tij t ë personaliteteve, një përmbledhje me intervistat e realizuara nga ai në kohë të ndryshme.

“Libri përmbledh takime me personalitete të artit dhe kulturës botërore. Është një botim, të cilit i kam kushtuar afro 3 orë në ditë”, u shpreh ndër të tjera, shkrimtari Skënder Sherifi.

Kush është Skënder Sherifi?

Skënder Sherfi u diplomua në vitin 1980 me titullin Profesor i Gjuhës dhe Letërsisë frënge.

Për një kohë të konsiderueshme ka punuar si gazetar profesionist i artit dhe kulturës në radion dhe shtypin belg, duke realizuar rreth 700 intervista me krijuesit më të famshëm frankofonë, por edhe anglofonë, italianë e spanjollë në Bruksel, Paris.

Ndër këta krijues  janë Sergio Leone, Vittorio Gassman, Alberto Sordi, Gérard Depardieu, Jeanne Moreau, Annie Girardot, Jean Réno, Juliette Binoche, Denis Lavant, Charles Aznavour, Alain Bashung, Serge Reggiani, etj  Nga viti 1992 e në vazhdim, ka punuar në arsim, fillimisht si Profesor i Marrëdhënieve Publike, në shkencat e komunikimit, në U.F.I. (Universiteti Frankofon International) në Bruksel, po dhe në disa shkolla të mesme të Belgjikës frankofone, i emëruar Profesor i gjuhës frënge dhe i edukatës civile nga Ministria e Arsimit në Bruksel.

Skënder Sherifi ka filluar realisht të shkruajë në 1968, kur ishte veçse 14 vjeç. Etapa e parë themeluese e veprës së tij është Parisiane.

Autori Skënder Sherifi, pas hyrjes së tij në Fjalorin francez të famshëm Larousse në vitin 2003 në Paris, si autor i evidentuar shqiptar, ka vendosur që t’ia dhurojë si testament shpirtëror dhe letrar gjithë veprën tij kombit të tij, Shqipërisë.

Në pritje të Panairit të Librit/ “Welcome to Paris” -

lili saraçi skënder sherifi

EMISIONET