''Ëndrra mbi Livando'' në Gramsh, banorë dhe turistë iu bashkuan festës në fushat me bimë mjekësore

Banorët e turistë u bënë bashkë në Gramsh në Koncertin “Ëndrra mbi Livando” i frymëzuar nga bima mjekësore që kultivohet masivisht në zonë.

“Ëndrra mbi Livando” një koncert festiv që mblodhi banorë të Gramshit dhe turistë të shumtë.

Ky aktivitet mori emrin nga bima karakteristike e zonës së Gramshit, dhe kudo shikoheshin pamjet e mrekullueshme ngjyrë violet.

Me performancën e këngëtarit të njohur Alban Skënderaj banorët shijuan tingujt e muzikës.

Kryebashkiaku i Gramshit, Besian Ajazi teksa u shpreh falenderues për pjesëmarrjen theksoi se koncerte të këtij lloji ndihmojnë në promovimin e zonës dhe shpalosin kulturën e vendit.

Festës iu bashkuan dhe qytetarë të trevave të ndryshme të Shqipërisë të cilët vlerësuan koncertin.

Bima aromatike e Livandos në rrethin e Gramshit së fundmi është përhapur me ritme të larta nga banorët pasi vërejnë një kërkesë të lartë të tregut, dhe se kjo bimë ka një kosto tepër të ulët për tu mbjellur.

''Ëndrra mbi Livando'' në Gramsh, banorë dhe

EMISIONET