Ndërron jetë aktori Burt Young, i njohur në filmin “Rocky”, Stallone: Njeri dhe artist i jashtëzakonshëm

Aktori Burt Young ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare. Ai u bë i njohur, përkrah Sylvester Stallone. Pas aktrimit, bëri emër si piktor dhe ekspozoi punën e tij në galeri në mbarë botën.

Ndërron jetë aktori Burt Young, i njohur në filmin

Aktori Burt Young, i njohur më së shumti për rolin e Paulie Pennino në filmat Rocky, ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare.

Young mori një nominim për Oscar për aktorin më të mirë dytësor në 1977 për rolin e tij si miku dhe kunati i ardhshëm i boksierit Rocky, të luajtur nga Sylvester Stallone.

Stallone i bëri homazhe Young në rrjetet sociale, duke e quajtur atë një "njeri dhe artist të jashtëzakonshëm".

I lindur në Nju Jork, italiano-amerikani ishte në Trupat e Marinës së SHBA në vitet 1950 dhe vazhdoi të studionte aktrim dhe të ndërtoi një karrierë duke luajtur djem të fortë në shfaqje televizive dhe filma.

Në jetën e tij pas aktrimit, Young bëri emër si piktor dhe ekspozoi punën e tij në galeri në mbarë botën. Vdekja e tij u konfirmua nga menaxheri i tij të mërkurën.

Ndërron jetë aktori Burt Young, i njohur në filmin

EMISIONET