Ndarja nga jeta e Paulin Prekës/ Aktorët mes lotësh: Humbëm një prind, mik e koleg, na shtroi rrugën e skenës
Buzëqeshja i është ngrirë Shkodrës. Një tjetër emër i madh i artit shqiptar u shua. Aktorët e teatrit “Migjeni” mes lotës dhe dhimbjes kanë përcjellë lajmin e vdekjes së mjeshtrit të madh Paulin Preka.
Besnik Çinari dhe Drande Xhaj, dhe Zef Deda, kanë ndarë një jetë me të dhe kujtimet i kanë të shumta, e sot që Paulin Preka nuk jeton më, edhe fjalët dalin me vështirësi.
“Dje kemi marrë lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të shokut tonë, mësuesit tonë, babës sonë artistik, Paulin për të cilin ne kemi pasur jashtëzakonisht respekt plus dashni për të. Preka ka qenë aktor i madh, popullor dhe spektatori ka parë veten kur ka pa Paulin Prekën. Përveç një aktrim të fuqishëm që a pasur, ka mbajt gjallë prefesionistët e shkollës me shkrimet e tij, me regjinë e tij, me batutën e tij shumë të famshme. Kam qëndruar shumë me të. Kontributin që ka bërë Paulin Preka e ka vlerësuar Italia, në vend si me e bo Shqipëria. Ka jetuar me familjen po Shkodra i ka munguar shumë. Preka ka pas burrëri.
Jeta kështu është. Kur ka ardhur, gjithmonë na ka takuar. Këtu ka ardhur. Gjëja më e vogël që kam bërë unë për të kur pinte e çoja në shtëpi. Është humbje e madhe për artin. Aktorë si Paulin Preka do i mungojnë skenës shqiptare gjithmonë. Preka vjen në Shqipëri, e ka lënë me gojë që të varroset këtu.”-shprehet Besnik Çinari.
“Largimi i Paulin Prekës, është humbje e madhe për gjithë humorin shqiptar. Ju e keni parë sesa ndjeshmëri kanë aktorët për këtë artdashës kaq të madh me përmase me kalibër botëror. Një nga aktorët më të shkëlqyer të humorit shqiptar. Paulin Preka, ishte super profesor për mua. Unë me Paulin Prekën kam qenë në skenë dhe jam ndjerë shumë e sigurt. Sepse çdo artist të kishte Paulin Prekën partner në skenë ishte mrekulli. Preka është një aktor që ka skalit çdo figurë, çdo karakter ai e ka qendisur. Paulin Prekën e kanë shquar si aktori më logjikë në Shqipëri. Preka ka figura të jashtëzakonshme të cilat çdo artdashës, jo vetëm shkodran i ka të skalitura në memorie, sepse ai ka lënë shumë gjurmë në artin shqiptar. Unë kam humb një mik, një prind dhe një koleg të mrekullueshëm. Ai ishte një prind për mua, dhe i kujtoj të gjithë këshillat profesionale por edhe miqësore. Ai më ka besuar shumë role. Ai ka shkruar metariale të jashtëzakonshme. Ka qenë mjeshtër i humorit. Ai e ka njohur shumë skenës. Përveç humorit ai ka luajtur edhe dramën. Ka qenë fat të jem pjesë e kësaj trupe. “- shprehet Drande Xhaj
Ndërsa Mjeshtri Zef Deda kujton nga momentet se si Paulin Preka nuk e lejoi të tërhiqej nga luajtja e rolit te kunatit të shokut Xhemal, e në këtë moment Dedës i janë mbushur sytë me lot.
“Paulin preka erdhi si një risi e jashtëzakonshme e Teatrit në vitet ’56. Ai u rrit me Teatrin. Rritja e Teatrit dhe e skenës së Tetrit ishte një kontribut i jashtëzakonshëm i artistit të fuqishëm, të mrekullueshëm Paulin Preka. Asnjëherë nuk e ndau skenën qoftë në shtëpi, qoftë në shoqëri dhe gjithmonë aty rrinte, qoftë me fjalë, qoftë me zemër. Me një pasion e dashuri të jashtëzakonshme. Ne i kemi pasur sytë te ai sepse donim me kuptuar se cila e forta dhe e sinqerta e skenës për spektatorin. Ai ishte sinqeriteti i gjallë dhe i mrekullueshëm i skenës. Energjia e tij ishte kaq e madhe sa na jepte kurajo me dalë në skenë e me interpretuar.
Kemi pas bërë një brez artistash kaq të mirë dhe të trashëguar. Kaq bukur e kaq mirë na e ka shtruar rrugën e skenës Paulin Preka. Jemi të fikur, të lodhur e të mërzitur që humbëm për këtë artist të madh. Ishte monument i humorit. Një kolos i mrekullueshëm. Paulini e ka pas gjithmonë në skenë se nëse ke qenë i paqartë ose i pa mundur me të ndihmuar në mënyrë të jashtëzakoshme.
Mua mu dha me luajtur skeçin, ku unë kisha rolin e Lonit dhe i shpërndau regjisori të gjitha rolet. Kurse unë nuk kisha rënë në kërkuan në karakter. Unë thashë që do e lë sepse nuk munda me gjet dot karaterin, unë sjam te e arrit. Pastaj u çu Paulini, e më tha që të mos ngutem, mos u bo merak. Të gjithë më dhanë kurajo. Më tha që ta luaja siç ishte dhe kapa rolin. S’kam për ta harruar kurrë. Preka ta bënte të lehtë gjënë më të vështirë. U bon ca vjet që arti dhe kultura ka rënë shumë. Nuk thuhet ka art e kulturë, përderisa nuk hapet njëherë skena.”- Zef Deda.
Për artin shqiptar ikja e Paulin Prekës është një humbje që vështirë do të zevëndësohet.
Me qindra role në teatër dhe kinematografi, Paulin Preka spikati ne krijimin e karaktereve, duke e memorizuar lehtësisht në mendjen e publikut, të cilit i rrëmbeu zemrat dhe duartrokitjet. Ai u largua vetëm fizikisht nga kjo bote për të na lënë një pasuri të madhe pas “buzëqeshjen” që me rolet e tij ja dhuroi shqiptarëve edhe në ditët më të vështir.
Javën e ardhshme pritet që trupi i tij i pajetë të mbërrijë në vendlindje për të kryer homazhet, ndërsa trupi i pajetë do të prehet në varrezat katolike.

