NË GJURMËT E BESIMIT! Pelegrinazhi në Mekë e Medine, atje ku shpirti “flet” me Zotin

Për besimtarët myslimanë, peligrinazhi në Mekë dhe Medine gjatë Ramazanit është një përvojë unike shpirtërore që forcon besimin dhe përkushtimin ndaj Zotit. Ky udhëtim i shenjtë simbolizon pastrim, barazi dhe thellim të lidhjes me fenë në një muaj të bekuar.

Dy emra, një ndjenjë… një rrugëtim drejt thellësive të shpirtit të besimtarit.

Në Mekë dhe Medine nuk ka rëndësi nga vjen, çfarë gjuhe flet apo kush je.

Të gjithë janë të barabartë kur janë aty për të adhuruar Zotin!

Meka dhe Medina nuk janë thjesht vende… janë përvoja që ndryshojnë zemrën e njeriut

Nga  rrotullimi shtatë herë rreth Qabes, tavafi sic njihet

deri te lutjet në Xhaminë e Profetit, ky rrugëtim mbetet I paharruar për besimtarin musliam.

T’i prekësh e shohësh nga afër është ëndërr e realizuar.

“Çdo vit, miliona besimtarë nga e gjithë bota vijnë në Mekë e Medine për Haxh që është një nga shtyllat e Islamit, ose Umra, që është një tjetër lloj pelegrinazhi që mund të kryhet në çdo kohë të vitit”

Është një përvojë shpirtërore e thellë për myslimanët dhe simbolizon pastrim shpirtëror, përulësi dhe përkushtim ndaj Zotit.

EMISIONET