“Merr paratë dhe vrapo” / E paguan 84,000 dollarë për një vepër, artisti dorëzon dy korniza bosh

“Merr paratë dhe vrapo” / E paguan 84,000 dollarë për

Një artist danez është paguar 84 mijë dollarë nga një muze për të rikrijuar dy korniza të mëdha fotografish të mbushura me kartëmonedha me vlerë të kombinuar 84,000 dollarë.

Por në vend të kësaj, ai mbajti paratë dhe krijoi një vepër arti konceptuale.

Kur Muzeu i Artit Modern Kunsten në Aalborg mori dorëzimin e veprave të artit të rikrijuar para shfaqjes, stafi i galerisë bëri një zbulim befasues, kornizat ishin bosh, pa para. Por jo falë hajdutëve, paratë e huazuara mungonin falë vetë artsitit  Haaning, i cili thotë se po i mban paratë në emër të artit, shkruan CNN.

"Unë nuk i kam vjedhur paratë, por kam shkelur kontratën dhe shkelja e kontratës është pjesë e punës”, tha artisti në një intervistë.

“Merr paratë dhe vrapo” / E paguan 84,000 dollarë për

"Unë e pashë nga pikëpamja ime artistike, se mund të krijoja një vepër shumë më të mirë, sesa ajo që ata mund të imagjinonin. Unë nuk shoh që kam vjedhur para. Unë kam krijuar një vepër arti, e cila është ndoshta 10 ose 100 herë më e mirë se sa kishim planifikuar. Cili është problemi?"

Veprën, të cilën Haaning e ka titulluar “Merr paratë dhe vrapo”, ka shkaktuar debat midis muzeut dhe artistit. 

Përveç huazimit të Haaning prej 84,000 dollarësh për veprat e artit të mbushura me para, Muzeu Kunsten kishte rënë dakord të paguante një shtesë prej 1,571 dollarësh për punën e tij, si dhe të mbulonte kostot si inkuadrimi dhe dorëzimi./Ora News/

EMISIONET