Çmimet “Emmy” me surpriza, triumfojnë aziatikët

Regjisori dhe aktori protagonist i serialit të famshëm dramatik koreano-jugor, “Squid Game” kanë bërë histori në çmimet “Emmy”. Ata janë vlerësuar respektivisht për regjisorin dhe aktorin më të mirë aziatik për herë të parë. Ceremonia  e çmimeve të përvitshme dhuroi plot surpriza.

Çmimet “Emmy” me surpriza, triumfojnë aziatikët

Seriali koreano-jugor “Squid Game” triumfon në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Emmy”, që nderon arritjet më të mira në industrinë e televizionit dhe artistët më të mirë të filmave dhe shfaqjeve televizive.

Krijuesi i serialit që mbërtheu miliona shikues, Hwang Dong-hyuk, rrëmbeu çmimin e regjisorit më të mirë të një seriali dramatik, edhe ai gjithashtu i pari aziatik që shënon një arritje të tillë. Bashkë me të edhe Lee Jung-Jae, për interpretimin e rolit të Seong Gi-hun, fitoi “Emmy”-n për aktorin më të mirë mashkull në një dramë.

Çmimet “Emmy” me surpriza, triumfojnë aziatikët

Për të dytin vit radhazi, Ted Lasso u shpall seriali më i mirë komedi ndërsa çmimi i zhanrit të dramës më të mirë shkoi për “Succession”. Krijuesi britanik i saj, Jesse Armstrong, nuk la pa dhumbuar monarkinë në fjalimin e pranimit.

“Është një javë e madhe për pasardhësit, Mbreti i ri në Mbretërinë e Bashkuar, dhe kjo për në. Me sa duket, në fitoren tonë përfshihej pak më shumë votim sesa për Princin Charles”, tha Jesse Armstrong, The Succession.

Aktorja më e mirë u shpall Zendaya, një nga fytyrat e reja më të preferuara të Hollivudit së fundi për interpretimin e adoleshentes së varur nga droga, Rue në serialin “Euphoria” të HBO-së.

Këngëtarja Lizzo fitoi Emmy-n e saj të parë për konkursin e realitetit më të mirë për “Watch Out For The Big Grrrls”. 

Artistja u përlot teksa merrte çmimin e saj, duke thënë: “Kur isha vajzë e vogël, gjithçka që doja të shihja ishte unë në media.”

EMISIONET