Mik Festival mbyll edicionin e katërt, Ansambli "Zana" dhuron spektakël në Prespë

I nisur në Korçë, "Mik Festival" ka mbyllur në Prespë edicionin e tij të katërt. 5 pjesëtarët e Ansamblit “Zana” dhuruan spektakël para të pranishmëve në një ditë të mbushur me aktivitete.

Të ardhur nga Kosova artistët e këtij Ansambli u shprehën të mahnitur dhe të kënaqur me Festivalin.

Sopranoja, Inva Mulaj, si organizatore e Festivalit tha se është i ka pëlqyer publiku në Korçë, Kolonjë dhe Prespë.
Pas performancës artisi shqiptar me famë mbarëbotërore Olen Çezari tha se zona duhet të zhvillohet dhe të promovohet edhe më tej.

Jo vetëm artistë të trevave shqiptare, edhe të huajt u shprehën të emocionuar.

Mik Festival mbyll edicionin e katërt, Ansambli "Zana" dhuron

"Është vërtet mrekulli. Vendi është shumë i bukur por më tepër njerëzit. Këtu ndihem si në shtëpi, si në Itali. Na ndan një det por unë e ndiej se jemi pak a shumë të njëjtë".

Në mbyllje të Festivalit ishin të pranishëm edhe zyrtarë nga Shqipëria, por edhe përfaqësues të misioneve diplomatike amerikane, suedeze, gjermane e greke.

Mik Festival mbyll edicionin e katërt, Ansambli "Zana" dhuron

EMISIONET