Mevlan Shanaj: U diplomova për mjek, por u bëra aktor, më frymëzoi Aleksandër Moisiu
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Dhjetor 2024, 22:02
I ftuar në “Drejt” nga Luan Rama, regjisori dhe aktori i njohur Mevlan Shanaj tha se ka punuar 2 vite si mjek në Patos para se të bëhej aktor.
Shanaj: Kam punuar 2 vite si mjek në Patos para se të bëhesha aktor. Kam mbaruar në ’63 të mesmen e mjekësisë dhe ajo shkollë kishte disa degë. At kohë ndodhi çudia: në atë kohë u bë si një zbulim Aleksandër Moisiu. Ky zbulim i Moisiut më gënjeu mendjen dhe konkurrova. Ishte një komunitet i madh njerëzish që më zgjodhën, ishte një hierarki e rëndë.

