“Mendimtari në Portat e Ferrit”, jetësimi në skulpturë i Auguste Rodin të tragjikes në “Komedinë hyjnore” të Dante Aligerit

“Mendimtari në Portat e Ferrit”, jetësimi në

Ajo është filluesja e një epoke shkëlqimi dhe kundështishë, është vetë tharmi që ngjizi përmendoren e Auguste Rodin, këtij skulptori francez që mbajti barrë e rëndë të pararendësit të modernitetit.

Ndoshta ai i’a lejon vetes të jetë nga të paktit që i ishte mirënjohës përvojave të mëhershme skulpturore. Kjo frymë pranimi e dëboi refuzuesin tek ai por jo përreth tij, në botën ku duhej të pjesëmerrte, ku dontë të dëshmonte sublimen, krijimin.

Ai rrëmon në mendimet dhe gjenezën e gjeniales që gjenitë kishin mëkuar si cytje qytetërimi. Merr prej andej shkreptima dhe ngjizje, jetësimi i të cilave do të ishin gurëthemel i rëndë i kësaj forme shprehëse të artit. Këndejpari rreket të marrë yshtjet Rodin për veprën e tij monumentale “Mendimtari”.

Spariherë e njohun si “Poeti”, kjo skupturë ishte pjesë e komisionit të Muzeut të Arteve Dekorative të Parisit. Me kast, për të patur një portik monumental si hyrje të muzeut.

“Mendimtari në Portat e Ferrit”, jetësimi në

Rodin e bazoi kryeveprën e tij në themelin më të qenësishëm të letërsisë botërore, në “Komedinë hyjnore” të Dante Aligerit. Së këndejmi portikun do ta pagëzonte “Portat e Ferrit”.

Secila prej statujave që kridhen pas “Mendimtarit” përfaqëson një nga personazhet e poemës epike. Që në fill, “Mendimtari” mendohej të paraqiste poetin italian Dante Aligeri para portave të Ferrit, duke peshuar poemën e madhe.

“Mendimtari në Portat e Ferrit”, jetësimi në

Skulptura është qëllimisht nudo, kësisoj jo vetëm se Rodin donte që “mendimtarin” ta kridhte në shtatin muskulor të një figure të ngjizur në imagjinatën e frymës së Mikelanxhelos, për të përfaqësuar si intelektin, po aq sa poezinë, por edhe për të kumtuar personalitetin dhe forcën shëmbëllyese.

Pesha e mendimeve, e fizikut, densiteti i gjendjes, rrënjëzimi në vetminë e çastit të një dinamizmi meditimi dhe drithërime që eksplodon nga paniku që kall ferri, mishërojnë të gjitha atë çfarë Rodin kumton.

EMISIONET