Mbyllet Festivali Ballkanik i Filmit, “Efekti i lumturisë” triumfoi mes 40 produksioneve në Pogradec

Filmi “Efekti i lumturisë” u vlerësua me çmimin e parë të edicionit të 11 të Festivalit Ballkanik të Filmit mbajtur në Pogradec.

“Efekti i lumturisë” i regjisorit, Borjan Zafirovski, nga Maqedonia e Veriut triumfoi në edicionin e 11 të festivalit Ballkanik të Filmit në Pogradec.

"Filmi u prit mirë. Jam për herë të parë në festivalin e Pogradecit dhe ky është çmimi im i dytë në karrierën artistike. Pogradeci është qyteti im i fatit!"

Filmi nga Kosova Aga's House u vlerësua me çmimin e kinematografisë.

"Liqeni im" i Gjergj Xhuvanit u vlerësua me me çmimin Shpirti Ballkanik. Çmimi i Animacionit shkoi për Turqinë ndërsa filmi më i mirë i shkurtër u shpall produksioni nga Sllovenia.

Për organizatorët Festivali ishte i suksesshëm.

40 produksione u shfaqën në kuadër të Festivalit që bëri bashkë në Pogradec disa nga regjisorët e njohur të Ballkanit.

Mbyllet Festivali Ballkanik i Filmit, “Efekti i lumturisë”

EMISIONET