Mbijeton teatri ''Migjeni'', Sindikatat: Do ketë riorganizim, nga 1 shkurti rriten pagat me 30%

Bashkia e Shkodrës u ka bërë të ditur artistëve se teatri Migjeni nuk do të shkrihet. Duke e cilësuar mënyrën e shkresës së gabuar ata shtojnë se bëhet fjalë për një riorganizim.

Deklaratat janë bërë nga sindikalistët që pas takimit me administratën thanë se rrogat do të rriten me 30 për qind dhe se stafi mbështetës do të jetë në shërbim dhe të institucioneve të tjera artistike.

Kjo shkresë ku me firmën e kryetarit të bashkisë së Shkodrës shkrihet edhe teatri Migjeni ka shkaktuar jo pak debat mes artistëve të qytetit.

Për këtë qëllim sindikatat zhvilluan një takim me përfaqësuesit e pushtetit vendor, pas së cilës deklaruan se saktësuan situatën.

‘’Përpilimi gabim i një shkrese përsa i përket shkrirjes së Teaterit Migjeni’’.

Me strukturën e re ndryshon organizimi i teatrit

‘’Stafi artistik dhe punonjësit asnjë nuk do lëvizë nga vendi i punës''.

Po ashtu edhe pagat lajmërohet se do të ndryshojnë

 ‘’Nga data 1 shkurt pagat do rriten me 30%.’’

Sa i përket largimit ose jo të stafit, sindikalistët shtojnë se morën një përgjigje.

 ‘’Stafi mbështetës të varet direkt nga bashkia’’.

Pas akuzave se po shkrinte një nga teatrot më me emër në vend Benet Beci përmes një reagimi në rrjetet sociale theksoi se po bëhet riorganizim.

EMISIONET