Marie Duplessis, jeta prej meteori i një gruaje që doli nga fataliteti, për t’u bërë shkëlqimi i dimant i solemnitetit mondan të Parisit

Marie Duplessis, jeta prej meteori i një gruaje që doli nga

Ajo u shit nga i ati në moshën 12-vjeçare. Vdiq dhjetë vjet më pas. Por në hapësirën e ngushtë mes këtyre dy skajeve kohe dhe jete prej meteori, ajo e shndërroi frymimin e saj me çaste që të lënë pa frymë dhe pulse të gjëmimshme të pagjasa të një fati njerëzor, duke u shndërruar në gruan para së cilës Parisi do të përkulej, shpirti do të lartësonte në përjetësi.

Në kulmimet e jetës së saj, hyn çdoditshmëria mondane e një gruaje që kishte lënë pas fatin tragjik të vajzës Alphonsine Rose Plessis, për të mbërritur te solemniteti i salloneve ku do të ishin prezent të privilegjuar; politikanë, shkrimtarë, artistë, sipwrmarrws, etj., jo vetëm për ta dëshiruar, por për të biseduar me të. Honoré de Balzac, Franz Liszt dhe Alexandre Dumas, u dashuruan me të. Charles Dickens ishte i pranishëm në lamtumirën e saj, dhe shkroi se Parisi mbante zi për “Zonja me kamelie”, Marie Duplessis, “sikur Marie të ishte Jeanne d’Arc”. Dhe u shenjtërua shpirti i saj në ”La Traviata” e Verdit, në balete, filma dhe një pavdekësi që u shndërrua në altar. Akademia Franceze e vlerësoi duke e shpallur Legjionar Nderi, dhe vepra e tij cilësohet si “përjetësi” në këtë botë të përkohshme!

Marie Duplessis, jeta prej meteori i një gruaje që doli nga

Gjithëkjo, për në grua, jo për më shumë se 10 vite jetë, nga pragu fatal i shitjes nga babai, te kurtizania që magjepsi burrat e magjishëm të artit, politikës, biznesit dhe krejt galantët e Parisi.

Emri me të cilin u bë e famshme ishte Marie Duplessis. Por ky nuk ishte emri i lindjes. Ajo erdhi në jetë si Alphonsine Rose Plessis, më 15 janar 1824, në një fshat të humbur të Normandisë. I ati, një alkoolist i dhunshëm; e ëma, mbetja e fundit e një fisnikërie të varfëruar, e braktisi fëmijën për të kërkuar punë si shërbëtore në Paris. Vdiq kur Alphonsine ishte vetëm gjashtë vjeçe. Vajza mbeti vetëm me një baba që nuk e donte.

Në moshën dymbëdhjetëvjeçare u përdhunua nga një punëtor ferme. Familja që e strehoi e fajësoi dhe e ktheu te i ati. Një vit më vonë, ai e shiti te një burrë mbi të shtatëdhjetat, Plantier, i cili jetonte në mes të askundit. Alphonsine iku disa herë. Vraponte nga një fshat në tjetrin, gjente punë në lavanderi apo dyqane, përpjekje të dhimbshme për të mbijetuar. Por i ati e gjente gjithmonë. E tërhiqte zvarrë. Përpiqej të shiste punën e saj, ose trupin e saj, kujtdo që paguante.

Në moshën pesëmbëdhjetëvjeçare ia doli të arrinte në Paris. Ishte jetime, e uritur, e veshur me lecka, flinte ku të mundte. Një regjisor teatri do të kujtonte më vonë se e kishte parë në Pont-Neuf, duke soditur me mall një tezgë me patate të skuqura. Ia bleu një kornetë nga keqardhja. Më pak se një vit më pas, pa të njëjtën vajzë, tashmë në krahun e një fisniku, në Kopshtet Ranelagh. Alphonsine ishte shndërruar në Marie Duplessis.

Marie Duplessis, jeta prej meteori i një gruaje që doli nga

Ajo zgjodhi emrin “Marie” sipas Virgjëreshës Mari, ndoshta një ironi e vetëdijshme për një vajzë, pafajësia e së cilës ishte grabitur përpara se të dinte çfarë ishte. Mbiemrit i shtoi “Du”, që të tingëllonte aristokratik. Mësoi vetë të lexonte. Hoqi theksin norman nga frëngjishtja e saj. Lexonte gazetat çdo mëngjes për të diskutuar politikë e aktualitet me burra të pasur. Dhe kuptoi diçka thelbësore, nëse bota kishte vendosur se ajo vlente vetëm për bukurinë e saj, atëherë do ta bënte këtë bukuri të kushtonte më shumë sesa mund të përballonte kushdo, dhe pastaj do t’i detyronte të paguanin gjithsesi.

Në moshën gjashtëmbëdhjetëvjeçare, ajo e dinte tashmë rregullin e pashkruar të vajzave të bukura në pozitën e saj. Burrat e fuqishëm jepnin para, apartamente, bizhuteri, kuaj, gjithçka, për shoqërinë e saj. Ajo hoqi dorë nga qindarkat e dyqaneve të rrobave dhe u bë kurtizane. Por Marie nuk ishte si të tjerat. Ajo ishte elegante, e hijshme, e mprehtë. Në apartamentin e saj organizonte një sallon ku mblidheshin politikanë, shkrimtarë, artistë, jo vetëm për ta dëshiruar, por për të biseduar me të. Honoré de Balzac ishte ndër ta. Kishte vend të rezervuar në çdo premierë teatrore.

Koleksiononte art. Zotëronte dyqind libra. Mbante kamelia të bardha kur ishte e lirë, të kuqe kur jo. Kjo lule, pa aromë, u bë shenja e saj dalluese, e përkryer për një grua, jeta e së cilës kishte të bënte me të qenit e dukshme, jo e njohur.

Marie Duplessis, jeta prej meteori i një gruaje që doli nga

Franz Liszt, superylli i parë ndërkombëtar i muzikës, u dashurua me të. I premtoi udhëtime, kthime, një të ardhme që nuk erdhi kurrë.

Alexandre Dumas (biri) gjithashtu u dashurua me të. Lidhja e tyre zgjati njëmbëdhjetë muaj. Ai ishte i ri, i varfër, xheloz për burrat që realisht mund ta mbanin. Ajo u lodh. Ai nuk e fali kurrë. Nuk e harroi kurrë.

Marie vazhdoi të lëvizte. U martua në Angli me Kontin Édouard de Perregaux, një martesë e interesit, e pavlefshme ligjërisht në Francë, pikërisht siç i pëlqente asaj. Ajo donte emrin dhe paratë, jo burgun e respektabilitetit. Jetonte me tepri: luante bixhoz, vishte më të mirat, i hipte kuajve anglezë, banonte në apartamente luksoze me mobilje të stilit të Luigjit XV dhe perde mëndafshi. Por ajo edhe jepte. Ndihmonte prostituta të tjera. Dhuronte për bamirësi.

Në funeralin e saj, gratë që kishte ndihmuar qanin me zë. Jo sepse kishte qenë e sjellshme nga lart-poshtë, por sepse i kishte kuptuar. Kishte qenë njëra prej tyre. Dhe i kishte tërhequr lart sa herë kishte mundur.

Ajo jetonte sikur ta dinte se koha ishte e shkurtër. Tuberkulozi, sëmundja “romantike” e epokës, tashmë po e vriste. Në vitin 1847, qëndronte më shumë në qendra shëndetësore sesa në Paris, duke blerë dëshpërimisht ditë. Nuk funksionoi. Më 3 shkurt 1847, Marie Duplessis vdiq në apartamentin e saj në Boulevard de la Madeleine. Ishte vetëm 23 vjeçe. Përmbaruesit po bastisnin shtëpinë e saj luksoze ndërsa ajo jepte frymën e fundit.

Funerali në kishën e Madeleine mblodhi turma. Charles Dickens ishte i pranishëm dhe shkroi se Parisi mbante zi “sikur Marie të ishte Jeanne d’Arc”. Brenda javësh, gjithçka u shit në ankand: mobilje, bizhuteri, libra, madje edhe papagalli i saj. Alexandre Dumas (djali), i mbërthyer nga faji, u mbyll dhe shkroi “Zonja me kamelie”. Aty ajo u bë Marguerite Gautier: e shpenguar, e bukur, e flijuar nga dashuria. Më pas erdhi La Traviata e Verdit, balete, filma, pavdekësia.

Por Marie e vërtetë nuk ishte ajo. Ajo nuk vdiq e braktisur. Konti Perregaux ishte pranë saj, pagoi funeralin, ndoqi arkivolin duke qarë. Ajo nuk ishte e butë. Nuk ishte pasive. Nuk priti që dashuria ta shpëtonte. Mbijetoi duke refuzuar të ishte pronë. Mori varfërinë, dhunën, përdhunimin dhe braktisjen, dhe i shndërroi në një sundim të përkohshëm, por të jashtëzakonshëm mbi ata që pretendonin se e kontrollonin.

U varros nën emrin e saj të vërtetë: Alphonsine Plessis, në Varrezat e Montmartre, ku ende sot lihen kamelia nga të huaj që e njohin vetëm përmes trillimit.

Por ajo meriton të mbahet mend ndryshe. Jo si një shenjtore tragjike. Por siç ishte: një grua që refuzoi të thyhej nga një botë e vendosur ta shkatërronte.

EMISIONET