"Lufta”e Ferdinand Celine. Shkrimtari i famshëm francez pro-nazist rikthehet pas 78 vitesh

"Lufta”e Ferdinand Celine. Shkrimtari i famshëm francez

Në Paris janë ekspozuar për publikun dorëshkrimet e rizbuluara të shkrimtarit kontrovers Louis-Ferdinand Céline, mes tyre edhe një roman i pabotuar për Luftën e Parë Botërore, I titulluar "Guerre" ose “Lufta”, i cili vjen 78 vjet pas zhdukjes së origjinalit. Historiani Pascal Fouché, rrëfen se romani është thellësisht autobiografik.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Me Céline është gjithmonë njësoj, është pjesa e realitetit dhe më pas bëhet roman. Dhe kjo është gjithashtu ajo që e bën atë interesante, se jep skena të paharrueshme. Drafti i parë është bërë për të treguar historinë. Më pas, e lustrojmë dhe e bëjmë të botueshme. Kështu që ndoshta ai nuk do ta publikonte në atë mënyrë. Por e tillë ekziston dhe ne jemi përpjekur ta botojmë sa më afër me atë kohë”, shprehet ai.

I njohur si një nga bashkëpunëtorët më të etur të Francës me nazistët, në qershor 1944, shkrimtari u detyrua të braktiste një grumbull dorëshkrimesh në apartamentin e tij në Montmartre.

Për dekada, askush nuk e dinte se çfarë ndodhi me letrat e tij dhe ai me zemërim akuzoi luftëtarët e rezistencës se i kishin djegur ato. Por në vitet 2000, ata përfunduan tek gazetari në pension Jean-Pierre Thibaudat, i cili i kaloi te trashëgimtarët e Celine, verën e kaluar.

Pavarësisht nga kjo histori shqetësuese, vlerësimet për  romanin prej 150 faqesh kanë qenë unanime në lavdërimet e tyre.

“Fundi i një misteri, zbulimi i një teksti të madh”, shkruan “Le Point”; një "mrekulli", thotë “Le Monde”.

"Të lë pa frymë,gufon“, thotë "Le Journal du Dimanche”.

Shtëpia botuese “Gallimard” pret shitje të suksesshme.

"80,000 kopje janë shtypur për publikimin e së enjtes, por ende nuk ka thënë nëse do të ketë përkthime", thotë ajo.

Falë romanit të tij debutues "Udhëtim deri në fund të natës" (1932),  i cili ende mësohet në shkolla, Celine u bë një nga propagandistët më të zjarrtë antisemitë edhe para pushtimit të Francës.

Pas luftës, ai filloi një fushatë të mohimit të Holokaustit dhe u përpoq të turbullonte ujërat rreth bëmave të tij të kohës, kjo e lejoi të kthehej në Francë pa u përballur me ndonjë pasojë.

 

 

EMISIONET