Libër për Skënder Thaçin, autorja Leonora Laçi sjell biografinë e tij dhe familjes

Studiuesja Leonora Laçi sjell për publikun historinë jetësore të Skënder Thaçit dhe famlijes së tij. Libri është historia e mijëra shqiptarëve ndërsa përmes tij përcillen mësime për sakrificën dhe suksesin.

Skënder Thaçi ishte vetëm dy vjeç kur së bashku me të vëllain binjak u mbyll në burgjet e Jugosllavisë.

Nga burgu në internim, jeta e tij ashtu siç edhe nisi ka kaluar mes sifidash e vështirësish që pasqyrohen në librin biografik

“Skënder Imer Thaçi mes Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi” me autore studiuesen Leonora Laçi.

"Është rrëfim jetësor i mbështetur në dokumente arkivore. Kam pasur emocione të forta teksa merrja rrëfimet jetësore të Skënderit."

Pasi ia doli t`i bëjë ballë dallgëve të jetës, Skënder Thaçi ndihmoi proceset demokratike, ekonomike dhe sociale në Shqipëri e Kosovë.

Sot ai thotë se ndihet i plotësuar.

"Kam lindur në Guci, në Plavë e Guci, Kosova më ngriti por Shqipëra më burrëroi".

Ky libër është historia e mijëra shqiptarëve të tjerë ndërsa përmes tij përcillen mësime për sakrificën dhe suksesin.

 

Libër për Skënder Thaçin, autorja Leonora LaçiLibër për Skënder Thaçin, autorja Leonora LaçiLibër për Skënder Thaçin, autorja Leonora Laçi

EMISIONET