Larg atdheut, pranë shqipes/ Ilira Muçaj, shqiptaro-kanadezja rrëfen përjetimet si aktiviste mes shqiptarëve në Britani

Larg atdheut, pranë shqipes/ Ilira Muçaj, shqiptaro-kanadezja

Ilira Mucaj është një vajzë 22-vjeçare e lindur dhe e rritur në Otava, Ontario me dy prindër emigrantë nga Shqipëria, babai nga Mallakastra dhe nëna nga Tepelena, dhe flet rrjedhshëm shqip, anglisht dhe frëngjisht.

Ajo së fundmi edhe pse e ka vizituar Shqipërinë shumë pak herë, ajo është përzgjedhur disa herë për të dhënë mësimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare vullnetarisht në Britaninë e Madhe.

Kjo falë angazhimit të saj në Shoqatën Ardhmëria" në Londër, ku tashmë është caktuar edhe koordinatore e kësaj shoqate.

E ftuar në studion e lajmeve në “Ora News”, Muçaj rrëfeu edhe emocionet dhe përjetimet e saj në përballjen me shqiptarët në Britani ku ajo po vijon studimet e universitare.

“Kur kam ardhur në Londër jam angazhuar në Shoqatën Ardhmëria dhe ky ishte komunikimi im i parë me shqiptarët, ku jam njohur jo vetëm me emigrantët, por edhe mësuesit e shoqatës dhe tashmë jam koordinatore e kësaj shoqate”, u shpreh Ilira Muçaj.

PËR MË SHUMË NDIQNI INTERVISTËN ME MËSUESEN VULLNETARE TË SHQIPES NË BRITANINË E MADHE

EMISIONET