Kur duhet bërë s*ks për herë të parë? Flet gjinekologu: Prisni deri në 19 vjeç që të krijohet v*gina si duhet. 50% e grave nuk kanë kënaqësi nga marrëdhëniet v*ginale
Adoleshentët janë mosha më vulnerabël përballë rreziqeve s*ksuale.
Në studion e lajmeve në “Ora News” gjinekologu Shkëlqim Balili ata këshilloi ata që të kenë kujdes kryesisht në marrëdhëniet seksuale mnë shumë partnerë.
“Seksi kërkon maturi, siguri, informacion, duhet të dihet, të jetë dhe të informohet, pasi seksi jo gjithmonë është i sukseshëm. Unë di të them që ka gra që janë në një për qindje prej 50 për qind që thonë se nuk kanë asnjë kënaqësi seksuale gjatë marrëdhënieve vaginale.
Apo ato që unë i quaj perversione: seksi oral, seksi anal dhe seksi në fakt ka një përkufizim: Stimulimin, ose prekja e organeve gjenitale femërore apo mashkullore; është seksi oral/anal me gojë apo me anus, ose seksi vaginal që quhet penetrimi.
Seksi kërkon me çdo kush një siguri , kërkon një informacion. Unë di të them që ka vajza që kanë bërë seks që në moshën 14-15 vjeçare dhe adoleshentët, në përgjithësi meshkujt kanë dëshirë të kenë sa më shumë partnere. E quajnë veten më të rritur, më të bukur, më të suksesshëm, faktikisht kjo është shumë e dëmshme.
Faktikisht kjo është shumë e dëmshme, sepse marrëdhëniet seksuale me shumë partnere janë thuajse 100 % të gatshëm për të dhënë sëmundje seksualisht të transmetueshme.
Dhe me çdo kusht, një seks për herë të parë duhet të fillojë të paktën mbi 19 vjeç, kur ajo të jetë formuar plotësisht dhe kur hormonet të jenë plotësisht të zhvilluara dhe të krijohet vagina si duhet.
Vagina është organ magjik që është 8-12 centimetra, ndërsa adoleshtentët kanë një gjë, ata duhen kuptuar sepse ata kanë një impuls, kanë një stimul hormonal, dhe ky stimul hormonal zgjon seksin.
Psh: Një djalë 12-13 vjeç fillon që në fillim dhe bën masturbimin. Ky masturbim i jep atij kënaqësi seksuale”, u shpreh ndër të tjera gjinekologu Shkëlqim Balili.
INTERVISTA E PLOTE