Kundër luftës, koncerti kishtar në Shkodër bën bashkë baritonin nga Rusia e pianistin nga Ukraina

Me origjinë nga Rusia, baritoni Dmitrij Grinikh e cilëson të gabuar ofensivën ushtarake që ndërmori Moska në fund të shkurtit e që solli pasoja thuajse në të gjithë botën.

Grinikh: Lufta në Ukrainë nga Rusia një gjë që nuk është e mirë. Babai im është rus por nëna ime është ukrainase dhe kemi disa vite që jetojmë në Malin e Zi. Origjina ime është ruse por luftën e cilësoj si të gabuar. Arti sjell paqen, sjell bashkimin dhe jo luftën. Kjo është arsyeja pse jemi këtu me këtë koncert. Kishim muzikë polake, ukrainase, çeke, ruse sepse arti nuk ka ngjyrë. Mesazhi është për t’u afruar me njëri tjetrin.

Ai mori pjesë në një koncert me muzikë shpirtërore kishtare që u mbajt në kishën Arrë e Madhe në Shkodër si lutje për paqen në vendet që ndodhen në luftë.

Në koncert ishte i pranishëm dhe Nikita Loyko, një pianist nga Ukraina i cili shpreson që lufta të mbarojë shpejt.

Loyko: Koncerti ishte i mrekullueshëm. Unë kam 5-6 vite që jetoj në Malin e Zi. Jemi shumë të mërzitur për luftën në Ukrainë. Ne kemi të dashurit tonë në të dy këto shtete Ukrainë dhe Rusi si dhe shpresojmë që lufta të marrë fund sa më shpejt që të jetë e mundur.

Sopranoja malazeze me prejardhje shqiptare Sara Jovanoviç shprehet se u ndje mirë në tokën e të parëve.

Jovanoviç: Për mua ishte shkëlqyeshëm, zemra ime është plot me këtë publik dhe besoj që në të ardhmen do të vij sërish në Shkodër për të performuar. Koncerti jonë ishte vetëm për paqen dhe si një lutje për trazirat që kanë përfshirë botën.

Arqipeshkëvi i Shkodrës bëri thirrje krerëve të politike që edhe vendet e Rajonit të gjejnë gjuhën e paqes dhe të lënë pas urrejtjet pasi lufta etnike ka mbaruar njëherë e mirë…

Koncerti u organizua nga kisha françeskane në Shkodër në kuadër të rikonstruksionit të kishës së Arrës së Madhe.

Kundër luftës, koncerti kishtar në Shkodër bën

EMISIONET