“Koko fest” nisi në korçë, komedia “Vdis duke qeshur” çeli edicionin e XVIII të festivalit
Në Korçë ka ngritur siparin edicioni i tetë i Festivalit Mbarëkombëtar të Komedisë Koko Fest. Siparin e ngriti shfaqja "Vdis", duke qeshur që përcjell mesazhin se jeta duhet jetuar dhe gëzuar në çdo moment.
Komedia “Vdis duke qeshur”, me regji të Ilir Bokshit ishte përzgjedhur për të ngritur siparin e edicionit të tetë të Festivali mbarëkombëtar të komedisë “Koko Fest” në Korçë.
Përmes notave të humorit vepra përcjell mesahzin se jeta duhet jetuar dhe gëzuar në çdo moment.
Mesazh i fortë sidomos në kohët e vështira të pandemisë që jetojnë.
Shfaqja bëri bashkë emra të medhenj si Luiza Xhuvani, Zamira Kita e Olta Daku me aktorë të rinj e të talentuar si Paola Kodra e Silvio Goskova.
Festivali "Koko Fest" do të vijojë për 7 netë, por me pjesëmarrje të kufizuar për shkak të situatës së koronavirusit.


