Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë organizon nesër zgjedhjen e Kryepeshkopit të ri

Të dielën, në Katedralen Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”, do të nisë ceremonia e zgjedhjes së kryepeshkopit të ri.

Ceremonia do të nisë në një meshë lutjeje për anëtarët e sinodit të shenjtë që do të mblidhen për të vendosur se kush do të jetë pasuesi i Anastas Janullatos që ndërroi jetë në një spital në Greqi në 25 janar.

Anëtarët e Sinodit gjatë meshës do të bëjnë betimin mbi Bibël në tryezën e shenjtë, për përgjegjësinë që kanë për të votuar më të denjin dhe të përgjegjshmin mes tyre.

Vetëm pas vendimit që do të duhet të merret së paku me shumicën e Sinodit të shenjtë do të kumbojnë kambanat e kishave ortodokse në të gjithë vendin.

Pikërisht nën to kryepeshkopi i ri do të hyjë në sallën e katedrales ku dhe do të japë mesazhin e madh të tij e më tej do të zhvillojë dhe një deklaratë për mediet

EMISIONET