"Katedralja e dritës", shfaqja spektakolare në Lincoln tërheq mijëra vizitorë

Me mijëra vetë kanë vizituar Katedralen Lincoln në Mbretërinë e Bashkuar, që cilësohet një kryevepër e arkitekturës Anglo-Norman. Arsyeja ka qënë një spektakël i veçantë dritash i frymëzuar nga natyra.

"Katedralja e dritës", shfaqja spektakolare në Lincoln

Një shfaqje spektakolare dritash në Katedralen Lincoln në Mbretërinë e Bashkuar ka tërhequr një numër rekord njerëzish. Një zëdhenës tha se interesi kishte qenë "jashtëzakonisht pozitiv", mbi 10,000 vetë e  vizituan katedralen përgjatë katër ditëve.

"Jeta nga Luxmuralis ka qenë një sukses i madh me më shumë se 10,000 njerëz që vijnë për të parë shfaqjen e tingujve dhe dritës. Ky është numri më I lartë i njerëzve që kemi pritur ndonjëherë.”

Ekrani i projeksionit gjithëpërfshirës i krijuar nga Luxmuralis u frymëzua nga bota natyrore. Peter Ëalker, një nga artistët e përfshirë, tha se katedralja historike siguroi një "sfond të bukur" për shfaqjen.

"Nëse e imagjinoni brendësinë mahnitëse të Katedrales Lincoln, pothuajse çdo pëllëmbë e saj është e mbuluar me dritë dhe tinguj."

Ai shtoi se përvoja "me të vërtetë të përfshinte", teksa në mure prezantoheshin kafshë, oqeane dhe pyje….

Katëdralja Lincoln është një kryevepër e arkitekturës Anglo-Norman dhe një nga më të vizituarat në Angli.

Ndërtimi i saj filloi në vitin e largët 1088 dhe brendësia është mbresëlënëse, ku spikasin ngjyrat e gurëve gëlqerorë të mjaltit dhe mermerit të errët. Portat prej hekuri të farkëtuar çojnë në Korin St. Hugh, një nga modelet më të mira të arkitekturës gotike në Angli.

EMISIONET