"Kartolina e munguar", Suela Koçibellinj: Njeriu ka nevojë edhe një për kartolinë për veten

Dikur mesazhet e urimit për ndërrimin e viteve dërgoheshin me anë të postës nëpërmjet kartolinave të vogl, përmes të cilave përcilleshin urimet për miqtë dhe të afërmit.

Dhe duket se festa nuk ka kuptim të plotë pa kartolinat tradicionale, përdorimi i të cilave sa vjen dhe rrallohet.

Për të diskutuar mbi këtë traditë që po shuhet në studion e lajmeve në “Ora News” ishte e ftuar ekspertja e politikave sociale dhe aktivistja e shoqërisë civile Suela Koçibellinj, e cila pak doitë më parë publikoi dhe një “kartolinë për veten” e saj.

“Duhet një gjë e tillë, pasi unë mendoj se duhet që t’ia themi disa fjalë vetes tonë, për të qëndruar me këmbë në tokë. Pra të kuptojmë ku ishim, ccfarë bëmë.

Është e mirë sepse harresa në një atmosferë fundviti i harrojmë ca gjëra, ndaj duhet të ndalojmë pak dhe të reflektojmë mbi ato ngjarje që kemi kaluar gjatë vitit.

Ndoshta mun dt jetë një vetë-terapi për të parë se ku ke arritur, dhe ku do të shkosh në vitin tjetër. Dhe mendoj se me urimin për veten tonë, vjen dhe urimi ndaj të tjerëve”, u shpreh ndër të tjera Suela Koçibellinj.

lili saraçi suela koçibellinj

EMISIONET