“KAFKA QË RISHKRUAN EVOLUCIONIN”! Zbulimi në Kinë: Homo sapiens, të paktën 500 mijë vite më i hershëm

Një kafkë njerëzore e gjetur në Kinë, që daton rreth një milion vjet më parë, mund të rishkruajë historinë e evolucionit të njeriut. Shkencëtarët thonë se zbulimi tregon se Homo sapiens është shfaqur të paktën 500 mijë vjet më herët nga sa besohej

“KAFKA QË RISHKRUAN EVOLUCIONIN”! Zbulimi në Kinë:

Një zbulim i ri shkencor ka tronditur botën e antropologjisë. Në provincën Hubei të Kinës, është gjetur një kafkë njerëzore e quajtur Yunxian 2, që daton rreth një milion vjet më parë.

Fillimisht u mendua se i përkiste Homo erectus-it, por analizat e fundit tregojnë se ajo ka tipare moderne, të ngjashme me Homo sapiens dhe Neandertalët.

Studimi i publikuar në revistën Science sugjeron se njerëzit modernë janë shfaqur të paktën gjysmë milioni vjet më herët nga sa mendohej, duke bashkëjetuar me specie të tjera për afro 800 mijë vjet. Shkencëtarët thonë se ky zbulim mund të rishkruajë të gjithë kapitullin e hershëm të evolucionit njerëzor.

“KAFKA QË RISHKRUAN EVOLUCIONIN”! Zbulimi në Kinë:

“Është një rezultat i jashtëzakonshëm”, thotë profesori Chris Stringer nga Muzeu i Historisë Natyrore në Londër, duke theksuar se mund të ketë fosile edhe më të hershme të Homo sapiens që ende nuk janë zbuluar.

Megjithatë, jo të gjithë ekspertët ndajnë të njëjtin entuziazëm. Studiues nga Universiteti i Kembrixhit theksojnë se datimi i saktë mbetet i pasigurt dhe se nevojiten më shumë prova për të vërtetuar këtë teori.

Nëse përfundimet konfirmohen, pema e evolucionit njerëzor do të rishkruhet nga e para, duke e shtyrë shfaqjen e Homo sapiens shumë më thellë në histori.

EMISIONET