“Junior Fest 2023”, Viola Gjyzeli me këngën “Bota ime” shpallet fituese

“Junior Fest 2023”, Viola Gjyzeli me këngën “Bota

Viola Gjyzeli me këngën “Bota ime” u shpall fituese  e “Junior Fest 2023”, festivalit muzikor me zëra të rinj.

Gjyzeli do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Evropian për të rinjtë, që organizohet në Francë.

“Jam shumë e lumtur që fitova Junior Fest dhe shpresoj ta përfaqësoj sa më mirë Shqipërinë,” u shpreh Viola pas festivalit.

“Junior Fest 2023” u zhvillua tek Piramida e Tiranës, ku spektatorë, familjarë, por edhe qytetarë e vizitorë në kryeqytet patën mundësinë që t’i dëgjonin dhe shihnin nga afër zërat konkurrues të të rinjve, të cilët zhvilluan një garë të vërtetë muzikore duke mbajtur këdo në ankth deri në fund se cili do të ishte fituesi.

Juria e vlerësoi Viola Gjyzelin si një nga zërat më premtues në skenat muzikore shqiptare. Kënga e saj “Bota ime”, ishte me muzikë nga Enis Mullaj dhe e shkruar nga Erion Rushiti.

Çmimi “Radio Tirana 2” shkoi për Nikol Çabelin me këngën “Vetëm unë”. Performancave elektrizuese iu shtua në skenë edhe ajo e të ftuarit special, Sardi Strugaj. /ATSH/

EMISIONET