Javët kulturore ndërkombëtare, pjesëmarrësit me “ekonomik”
Nga data 27 prill nis programi i javëve kulturore në Shqipëri me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga 18 vende të botës. Ministrja Margariti deklaron se një ndër kriteret për t’u bërë pjesë e këtij programi është dhe që pjesëmarrësi të jetë i diplomuar në ekonomi.
Ministria e Kulturës prezantoi programin e javëve kulturore ndërkombëtare, e cila daton prej 27 prillit deri në fundvit.
Arti, kultura dhe promovimi i kulturave të 18 vendeve ndërkombëtare do të jenë në fokus të këtij projekti.
"Janë 18 vende ato të cilat do të jenë pjesë e këtij programi. Kemi pasur një bashkëpunim me të gjitha ambasadat", tha Margariti.
Ministrja Elva Margariti shprehet se kriteri i përzgjedhjes së pjesëmarrësve, master për ekonomi, nuk është përjashtues, por rekomandues.
"Nuk është absolutisht një element përjashtues, është një element i cili për ne është një rekomandim ose një propozim të cilin ne do donim ta shikonim ndër kandidaturat e mundshme", tha Margariti.
Marrja në pronësi e teatrit është proces administrativ. Kështu është shprehur vetë ministrja.
"Ky është një proces pune, është një proces i gjithë proceset e tjera administrative", tha ajo.
Konkurset do të vijojnë të zhvillohen edhe në institucione të tjera si një mënyrë interaktive e zhvillimit të kulturës shqiptare me atë botërore.

