Ish-të përndjekurit politikë konferencë mbi kujtesën historike në Tiranë: E kaluara të mos përsëritet

Në Tiranë u zhvillua konferenca “Ditët e Kujtesës, Edicioni Rinor”, e organizuar nga ish të përndjekurit politik. Aktiviteti synoi të kujtojë pasojat e diktaturës komuniste dhe të përcjellë mesazhin e lirisë tek brezat e rinj.

Ish-të përndjekurit politikë konferencë mbi kujtesën

 “Ai që harron bëhet palë me vrasësit”, kjo shprehje e të mbijetuarit të Holokaustit, Nedo Fiano, ishte mesazhi udhëheqës i konferencës “Ditët e Kujtesës, Edicioni Rinor”, e zhvilluar këtë të martë në Tiranë.

Eventi u organizua nga ish-të Përndjekurit Politikë, duke mbledhur të perskutuar në periudhën komuniste, të rinj nga familje të kësaj shtrese, personalitete të jetës publike dhe mbështetës të kauzave për kujtesën historike, lirinë dhe të drejtat demokratike.

Qëllimi i konferencës ishte të kujtojë pasojat e diktaturës komuniste dhe të përcjellë mesazhin e lirisë tek brezi i ri, duke hapur një hapësirë dialogu, reflektimi dhe ndërgjegjësimi mbi të kaluarën, për të mos lejuar që ajo të përsëritet.

Reforma e regjimit komunist la plagë të thella në shoqërinë shqiptare, duke privuar njerëzit nga liria, të drejtat dhe dinjiteti. Kujtesa e ish të përndjekurve mbetet sot një thirrje për të mos harruar kurrë, në mënyrë që e kaluara të mos përsëritet dhe e ardhmja të ndërtohet mbi liri dhe drejtësi.

EMISIONET