"I vetëm, asnjë nga ne nuk është i plotë", mësimet e Dante Aligerit për shoqërinë

Shkodra ishte ndalesa e dytë që konferenca Ipeshkvnore shqiptare zgjodhi ti kushtojë një mbrëmje përkujtimore në 700 vjetorin e vdekjes së Dante Aligerit.

Së bashku me universitetin "Luigj Gurakuqi", poeti i shpresës dhe dashurisë njerëzore erdhi i prezantuar në disa dimensione në kumtesat e referuesve.

Imzot Angelo Massafra u la edhe një porosi pedagogëve të Shkodrës lidhur me veprën e Dantes dhe rolin që mund të ketë në shoqërinë tonë.

Për ipeshvin Dom Gjergj Meta rëndësia e organizimit me universitetet por edhe institucionet e tjera i të tilla takimeve lidhet me faktin e krijimit të kulturës së bashkëpunimit dhe ndërveprimit.

"Asnjë nga ne i vetëm nuk ka monopolin e kulturës, të vërtetës, të shkencës. I vetëm, asnjë nga ne nuk është i plotë."

Gjatë konferencës u lexuan edhe fragmente prej komedisë hyjnore në shqip ndërsa pjesëmarrësve ju dhurua letra apostolike e Papa Françeskut e shkruar me 25 mars të këtij viti, ditën e vdekjes së Dantes.

 

 

 

EMISIONET