"I drejti i kombeve", përkujtohet 100 vjetori i vizitës së politikanit francez Justin Godar në Shqipëri
Kur politikani francez, Justin Godart, mbërriti në Shqipëri pas konferencës së paqes në 1919, fuqitë e mëdha dhe fqinjët ende kishin plane për copëtimin e Shqipërisë.
Pas vizitës ai i tregoi botës se këto pretendime ishin të padrejta ndaj Shqipërisë.
Në kujtim të tij, historiani Pëllumb Xhufi mes rreshtave të ditarit të Godartit paraqet të dy anët e medaljes që ai njohu për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Nga Shkodra, mbresa i kishte lënë bashkëjetesa fetare që prej vitit 1921.
"Në Shkodër ai gjen një vlerësim të gruas shqiptare."
Duke vlerësuar historinë e Shqipërisë, Godart i dukej e pafalshme që vendasit nuk e njihnin si duhej.
"Kur ishte në Berat ishte mahnitur nga kështjella e Beratit, pasuritë, nga kishat e Beratit dhe kur fioli me një vrionas që e shoqëronte ai iu mburr se kishte qenë një herë në kështjellën e Beratit megjithëse sarajet i kishte 200 metra poshtë kështjellës."
Dorjan Koci, drejtori i Muzeut Historik sjell në vëmendje atë se çfarë Godart shkruan për jugun, i cili pretendohej të merrej nga Greqia.
"Godart nuk heziton të mbajë qëndrim kur përshkruan shkatërrimet e fshatrave myslimanë të krahinës nga forcat greke në vitin 1914. Pirgje me rrënoja, mure të rrëzuara, shkruan Godart, duke dokumentuar edhe njëherë në opinionin publik botëror masakrat greke në Shqipërinë e jugut."
Në kuadër të 100 vjetorit të kësaj vizite, dy institucionet, Muzeu Historik Kombëtar dhe Akademia e Shkencave firmosën një marrëdhënie bashkëpunimi, ku në fokus do të jetë edhe hartimi i historisë.
Justin Godart njihet ndryshe edhe si ‘i drejti i kombeve”. Ai e përkrahu çështjen e popujve të Ballkanit e në mënyrë të veçantë të Shqipërisë, duke u bërë një mbrojtje e shkëlqyer për arenën ndërkombëtare.
Godart për të gjithë ndikimin pozitiv në arenën ndërkombëtare dhe atë se cçarë i ka lënë Shqipërisë është dekoruar me urdhrin e Skënderbeut.


