Hoxhe Piku: Agjërimi, një udhëtim shpirtëror drejt vetëpërmirësimit

Hoxhe Piku: Agjërimi, një udhëtim shpirtëror drejt

I ftuar në emisionin Kjo është Koha në Ora News, hoxha Ferid Piku ndau mendimet e tij mbi rëndësinë e agjërimit dhe vlerat shpirtërore që sjell muaji i shenjtë i Ramazanit. Sipas tij, agjërimi nuk është vetëm një akt sakrifice fizike, por edhe një udhëtim i brendshëm që ndihmon njeriun të triumfojë mbi egon e tij dhe të arrijë një nivel më të lartë vetëdijeje dhe përkushtimi.

"Ramazani nuk është vetëm një detyrim fetar, por një mundësi për njeriun që të pastrojë shpirtin, të reflektojë mbi veprimet e tij dhe të afrohet më shumë me Zotin. Nuk duhet të bëjmë mirë vetëm sepse të tjerët po e bëjnë, por sepse është e drejta dhe e mira për t'u bërë. Rrethanat ndryshojnë, por vlerat mbeten të pandryshuara. Tek Zoti nuk ka raca të zgjedhura, por vlera të zgjedhura," u shpreh ai.

Më tej, ai theksoi se agjërimi nuk është thjesht privim nga ushqimi dhe pijet, por një mënyrë për të disiplinuar shpirtin dhe për të kontrolluar dëshirat dhe emocionet. "Duke agjëruar, ne mësojmë të jemi më të vetëdijshëm për veten tonë dhe për nevojat e të tjerëve. Mësojmë durimin, dhembshurinë dhe përkushtimin, që janë cilësi thelbësore për një jetë të drejtë dhe të ndershme," shtoi hoxha Ferid Piku.

Në përfundim të intervistës, ai inkurajoi besimtarët të përfitojnë sa më shumë nga ky muaj i shenjtë dhe ta shohin atë si një mundësi për rritje shpirtërore dhe për të përmirësuar marrëdhëniet e tyre me Zotin dhe me njerëzit rreth tyre.

EMISIONET