Hoxha Jashari: Sinqeriteti për hir të Zotit, i jep vlerë edhe veprave të vogla
Hoxha Sabaudin Jashari në emisionin ‘’Kjo është Koha’’ në Ora News u shpreh se sinqeriteti për hir të Zotit i jep vlerë edhe veprave të vogla.
Jashari: Një zemër që ka vetëdijen se me kë ka të bëjë ajo është një zemër që natyrshëm gjen forcë edhe me u pastru dhe përgatitet për ta pritur këtë mik këtë atmosferë të veçantë për një lidhje të veçantë.
Fillon me lidhjen me Zotin dhe reflekton pastaj bujari edhe në fjalë e shikim e kontribute.
Dhe gjithë elementët e tjerë të Ramazanit janë elemente shtesë.
Nese e kemi të parën vijnë edhe të tjerat.

