Hava Bekteshi, gruaja që futi tingujt e çiftelisë në filarmoninë e Hamburgut dhe tek kolona zanore e "Çukur"

Hava Bekteshi është muzikantja shqiptare e cila prej dis vitesh jeton në Hamburg.

Babai i saj ka shkuar në Gjermani në 1967 dhe prej 1993 familja e saj jeton në Hamburg.

Në një intervistë me skype në Ditë e Re, Bekteshi tregon se me profesion është mësuese e gjuhës gjermane por pasion të madh ka muzikën. Që kur ka qenë e vogël ka mësuar ti bjerë çiftelisë dhe sot është pjesë e orkestrës së filarmonisë të Hamburgut.

Tingujt e çiftelisë së sja janë bërë pjesë e kolonës zanore të serialit turk “Çukur” .

Në vitin 2019 ajo ka performuar me çifteli në filarmoninë e Hamburgut falë një projekti ku u këndua shqip.  

Shikoni intervistën e artistes që çiftelinë e promovoi në filarmonitë botërore.

EMISIONET