Harald Rudyard Engman, danezi që denoncoi Hitlerin si psikopat dhe luftoi nazizmin me art

Harald Rudyard Engman, danezi që denoncoi Hitlerin si psikopat dhe luftoi

Pak është publikuar për jetën e Engman. Dihet se ai udhëtoi si një detar i punës dhe kaloi disa kohë duke jetuar në lagjen kineze të Nju Jorkut rreth vitit 1920. Ai filloi të shfaqte piktura në Kopenhagë në mesin e viteve 1920. U bë pjesë e një grupi të vetëquajtur "Piktorët Underground". Shfaqjet e tij gjithmonë frymëzuan polemika pasi përdorte karikaturën dhe satirën për të kritikuar pa mëshirë sëmundjet sociale dhe ata në pushtet, veçanërisht fuqinë në rritje të Partisë Naziste në Gjermani.

Këto shfaqje kulmuan në vitin 1940 me shfaqjen "Black Banners" në Kopenhagë që synonte drejtpërdrejt udhëheqjen naziste. Duke refuzuar të heshtë për Hitlerin, Engman "përshkroi Der Fuhrer-in, jo si një gjeni të madhështisë satanike, siç e panë shumë antinazistë danezë, por si një psikopat të papërshtatshëm, një budalla të frikësuar dhe mendjemadh, një lloj mjeshtëri qesharak i kllounit në arenën botërore”.

Pas kësaj shfaqje, Engman u detyrua të mërgonte në Zelandën e Veriut dhe përfundimisht u largua nga Danimarka e pushtuar për në Suedi, ku mbeti gjatë luftës. Nga Suedia ai vazhdoi të luftojë nazistët me pikturën e tij artistike dhe duke kontribuar me vizatime në revistën "The Dane" si dhe në disa botime suedeze.

Ai nuk ishte i vetmi që zgjodhi të luftonte një të keqe të madhe siç ishte Hitleri dhe nazizmi, por konsiderohet të ishte një zë unik në këtë ndeshje. Dhe është pikërisht kjo që e identifikon atë si piktor. Dhe historia daneze e artit e ka shënjuar emrin e tij në librin e luftëtarëve të lirisë.

EMISIONET