Gjeniu i violinës rikthehet në kalanë e Ali Pashës, Festivali i Porto Palermos mirëpret pushuesit çdo fundjavë

Gjeniu i violinës, Olen Çezari, rikthehet sërish këtë verë në kalanë e Ali Pashës me edicionin e dytë të Festivalit të Porto Palermos.

Pushuesit e bregdetit të Jonit do të kenë mundësi të shijojnë dhe argëtohen çdo fundjavë me muzikë të mirë, duke filluar nga 15 korriku deri më 15 gusht.

Ora Verore mori emocionet e tij para çeljes së Festivalit, duke zbuluar edhe risitë me të cilat vjen në këtë edicion të dytë.

Çezari: Nga 15 korriku deri me 15 gusht, do jemi çdo fundjavë. Të shtunë dhe të dielë nëse jeni me pushime në jug te kjo perla e Shqipërisë që quhet Porto Palermo jemi ne me koncerte. Ka një kalendar me 10 artistë. Tre nga artistët e edicionin të vjetshëm rikthehen, 7 të tjerë janë të rinj.

Por sa sfiduese është kjo sipërmarrje për të?

Çezari: Është si avioni, ka nevojë për shumë energji derisa të niset. Pasi niset vazhdon vetë, fluturon Festivali. Ky është një vend magjik. Përveç vlerave historike ka dhe një arkitekturë të mrekullueshme. Është unike.I japim jetë këtij vendi. Nga Korfuzi po vijnë sot 25 veta për të parë Drenin. Kanë dëgjuar që ka një event sot.Kanë filluar të vijnë nga jashtë që të shikojnë çfarë bëhet këtu.

Duke qenë i angazhuar pushimet thotë se i ka spontane.

Çezari: Bëj një punë që kur të del një koncert ti anulon çdo gjë dhe shkon te koncerti. Nëse vjen një telefon dhe thotë nesër ke koncert në Paris, ti pranon koncertin, mbaron pushimi. Pushimet janë të paplanifikueshme.Pas 16 gushtit jam i lirë për 10 ditë.

E nëse për pushimet po mendohet, Oleni na zbulon ushqimin e tij të preferuar.

Çezari: Sallatën e fshatit me djathtë të bardhë nuk ma ndan njeri.

EMISIONET