GJASHTË DEKADA PËR ARKEOLOGJINË! Akademia e Shkencave vlerëson Neritan Cekën në 85-vjetorin e lindjes

Akademia e Shkencave dhe komuniteti shkencor kanë nderuar në 85-vjetorin e lindjes arkeologun e njohur Neritan Ceka, një nga figurat më të spikatura të kërkimeve arkeologjike shqiptare. Studiuesit vlerësuan rolin e tij të pazëvendësueshëm në zbulimin dhe interpretimin e qytetërimit ilir dhe botës antike.

GJASHTË DEKADA PËR ARKEOLOGJINË! Akademia e Shkencave

Një jetë dedikuar arkeologjisë.

Në 85-vjetorin e lindjen nderohet Profesor Doktor Neritan Ceka për kontributin e tij si nga figurat më të spikatura të gërmimeve dhe historisë.

Përfaqësues të Akademisë së Shkencave, kolegë e bashkëpunëtorë, vlersuan Profesor Cekën si një ndër studiuesit që ka lënë gjurmë të thella në kërkimet mbi qytetërimin ilir dhe botën antike në territorin e Shqipërisë.

GJASHTË DEKADA PËR ARKEOLOGJINË! Akademia e Shkencave

Arkeologjia për Cekën është një mision që kërkon përkushtim, bashkëpunim dhe përgjegjësi ndaj trashëgimisë kulturore.

Profesor Ceka nuk la pa përmendur dhe brezat e rinj dhe sfidat që po has arkeologjia në ditët e sotme.

Me 6 dekada pune në terren, në auditor dhe në jetën shkencore, kontributi i çmuar në historiografinë dhe arkeologjinë shqiptare i profesor Neritan Cekës mbetet i pashlyeshëm.

EMISIONET