Fjalë zemre dhe drithërima shpirti në LETRAT dërguar “Të dashurës së pavdekshme” nga Ludwig van Beethoven

Fjalë zemre dhe drithërima shpirti në LETRAT dërguar

Ludwig van Beethoven (17 dhjetor 1770 – 26 mars 1827) ishte jo vetëm një nga gjigandët e muzikës, por edhe pena më delikate e një dashurie që u bekua me pavdekësi.

I takon vetëm që një burrë me një kapacitet kaq të jashtëzakonshëm për të lartësuar shpirtin me bukuri të jetë autori i disa prej letrave më befasuese të dashurisë të të gjitha kohërave.

Beethoven nuk u martua kurrë, por në të dyzetat e tij të hershme ai ndihet thellësisht i dashuruar me një grua misterioze që mbetet e njohur si "e dashura e pavdekshme", termi përjetësisht magjepsës i dashurisë me të cilin kompozitori i madh i drejtohej asaj në letrat e tij. Identiteti i saj i vërtetë ka nxitur libra të tërë, por historianët aktualisht besojnë se ajo ishte Antonie Brentano, një aristokrate vjeneze e martuar me një biznesmen nga Frankfurti.

Mesazhet e Bethoven-it për këtë "të dashur të pavdekshëm", të cilat përfshijnë të vetmen letër dashurie, u gjetën midis sendeve të tij personale. Ata nuk u dërguan kurrë me postë, një dëshmi kjo, e bukur dhe tragjike për faktin se lidhja e tyre, si të gjitha punët, ishte edhe e mallkuar dhe e gjallëruar nga vetëdija se dy të dashuruarit, të cilët nuk mund të kishin kurrë plotësisht njëri-tjetrin.

Fjalë zemre dhe drithërima shpirti në LETRAT dërguar

Të përfshira në 50 letrat më të mëdha dashurie të të gjitha kohërave, qëndrojnë si një kujtim i marrëdhënies së përjetshme midis zhgënjimit dhe kënaqësisë. Ashtu si muzika e Beethoven-it, ato mbeten një kryevepër e gjeniut romantik.

Në të parën prej këtyre letrave, të qëndisura të dielën, më 5 korrik 1812, Beethoven shkruan:

“Engjëlli im, vetvetja ime… Pse gjithë ky pikëllim i thellë, kur flet nevoja. Dashuria jonë mund të durojë pa sakrifica, pa kërkuar gjithçka nga njëri-tjetri. A mund ta ndryshosh faktin që nuk je tërësisht e imja, që unë nuk jam tërësisht i yti?

-I dashur Zot, shiko Natyrën me gjithë bukurinë e saj dhe qetëso zemrën për atë që duhet të jetë. 

-Dashuria kërkon gjithçka, dhe me të drejtë... Pa dyshim që do të takohemi së shpejti; dhe sot nuk më mungon koha t'ju tregoj për mendimet që gjatë këtyre ditëve të fundit kam rrokullisur rreth jetës sime

- Nëse zemrat tona do të ishin gjithmonë të bashkuara ngushtë, sigurisht që nuk do të kisha mendime të tilla.

-Zemra ime mbushet nga dëshira për të të thënë kaq shumë gjëra

- Oh - ka momente kur e shoh se ligjerimi im është mjaft i papërshtatshëm

- Ji e gëzuar - dhe bëhu përgjithmonë besnikëria ime, e dashura ime e vetme, e gjitha, siç jam edhe unë i yti.”

Në mbrëmjen e ardhshme, Bethoven është si një vorbë e zjarrtë i mallit, ai më dehës dhe çorientues i emocioneve:

Fjalë zemre dhe drithërima shpirti në LETRAT dërguar

Çfare jete!!!!

Sic eshte tani!!!!

Pa ty - e ndjekur nga mirësia e njerëzve aty-këtu, një mirësi që unë mendoj, që dëshiroj të meritoj, po aq pak sa e meritoj - homazh i njeriut për njeriun - që më dhemb - dhe kur e konsideroj veten në hapësirën e universit, çfarë jam unë dhe cili është ai njeri - të cilin dikush e quan më të madhin e njerëzve - dhe megjithatë - nga ana tjetër, aty qëndron elementi hyjnor tek njeriu...

Sado që të më duash - dashuria ime për ty është edhe më e madhe - por kurrë mos u fsheh nga unë - natën e mirë

- I dashur Zot - kaq afër!

Deri tani!

A nuk është vërtet dashuria jonë e ngjizur në Qiell – dhe, për më tepër, si e kapluar drithërueshëm në kupën qiellore?”

Në mëngjesin e 7 korrikut, malli i tij bie në dëshpërim, ai shkruan:

“Edhe kur jam në shtrat, mendimet e mia nxitojnë drejt teje, e dashura ime e pavdekshëm. Herë pas here me gëzim, pastaj përsëri me trishtim. Duke të të pritur, të di, nëse Fati do ta dëgjojë lutjen tonë

Fjalë zemre dhe drithërima shpirti në LETRAT dërguar

- Për të përballuar jetën duhet të jetoj së bashku me ty ose të mos të shoh kurrë…

Oh Zot, pse duhet të ndahet nga ajo që është kaq e dashur. Megjithatë, jeta ime në Vjenë për momentin është një jetë e mjerueshme. Dashuria juaj më ka bërë më të lumturin dhe më të palumturin ndër të vdekshmit…”

Ky nxitim i çmendurisë dashurore ndiqet nga një periudhë qetësie, gatishmërie racionale. Në një ndjenjë që të kujton letrën e paharrueshme të këshillave të John Steinbeck për dashurinë - "Nëse është e drejtë, ndodh ... Asgjë e mirë nuk ikën.", Bethoven e nxit të dashurin e tij dhe, ndoshta mbi të gjitha, veten e tij, ai shkruan:

Të jemi të qetë. Sepse vetëm duke e përjetuar me maturi jetën tonë, do të mund të arrijmë qëllimin tonë për të jetuar së bashku.

- Jini e qetë!

- Më doni!

- Sot - dje - çfarë mall i përlotur për ty - për ty - jeta ime. Gjithçka imja je ti. Urimet më të përzemërta, për ty.

- Oh, vazhdo të më duash - kurrë mos e gjyko keq zemrën më besnike të të dashurit tënd.

Fjalë zemre dhe drithërima shpirti në LETRAT dërguar

Ky epistolar është padyshim kryevepra të zhanrit suprem romantik, e cila në përvojën botërore lartësohet me shpirtra të qiellt që shkruaj me zjarr letrat që djegim zemra dhe përvëlojnë kurme. E ky qiell ku rri ylli i Ludwig van Beethoven, shkëlqejnë edhe vezullimet dashurore të Vladimir Nabokov, Frida Kahlo, Albert Einstein, Rainer Maria Rilke, Charlotte Brontë, Franz Kafka, Margaret Mead, Allen Ginsberg dhe Oscar Wilde.

Përgatiti: Albert Vataj

EMISIONET