“Festivali Na thërret”, kënga fituese e festivalit të 60 mbarëkombëtar në Shkodër

Një hymn për vetë festivalin që për 6 dekada është shndërruar në festë e fëmijëve. Kënga “Festivali Na therret” triumfoi në edicionit jubilar të Festivalit mbarëkombëtar të Këngës në Shkodër. Prej këtij viti u krijua edhe çmimi “Kujtim Alija” në nderim të dirigjentit ikonë të korit të fëmijëve.

Shkodër - “Festivali Na therret”, kënga duet mes Irsa Mashit dhe Samuel Martaneshit, u shpall fituese e festivalit të 60 mbarëkombëtar të këngës për fëmijë.

Me muzikë të profesor Zef Çobës dhe tekst të Alfred Çapalikut, ajo mori vlerësimin maksimal të jurisë dhe fëmijëve të festivalit.

Irsa Mashi: Çmimin ia dedikoj miqve të mi, klasës dhe ata që më kanë mbështetur.

Samuel Martaneshi: Jam shumë i emocionuar

Dyshja e mjeshtrave që krijoi këtë këngë për përvjetorin jubile të festivalit, janë kujdesur ti thurin një himn festës së fëmijëve.

Zef Çoba: Vetë festivali është hymn për Shkodrën se e nisi këtë traditë.

Alfred Çapaliku: Kjo është gjëja më e bukur që bën Shkodra, gërsheton moshat, talentet, traditat. 

Për 3 ditë me radhë kënga dhe atmosfera e bukur e krijuar nga fëmijët në pedonalen Kolë Idromeno, i dha të tjera ngjyra qytetit.

Ermir Zoga, dirigjent i festivalit: Edicion i mbushur plot me këngë të bukura. Risia ishte ulja e moshës së fëmijëve që merrnin pjesë në këtë festival. 

Në nderim të njeriut që për më shumë se 3 dekada punoi pa rreshtur për këtë festival, e që iku nga kjo jetë me pengun duke mos e arritur edicionin e 60, festivali do të ketë çmimin Kujtim Alija.

Ai ju dha këtë edicion korit të festivalit.

“Festivali Na thërret”, kënga fituese e festivalit të

EMISIONET