“Festivali i Teatrit për Fëmijë” në Berat, Silvi Merdani: Do të kemi 10 qytete të marrin pjesë

Silvi Merdani, drejtoresha e aktiviteteve dhe turizmit në Berat solli për ekranin e “Ora Neës” agjendën e parashikuar në këtë qytet me nisjen e sezonit turistik.

Dhe duket se aktivitetet janë çelur me “Festivalin e Teatrit për Fëmijë”, ku të vegjlit nga qytete të ndryshme të vendit do të zhvillojnë në këtë qytet aktivitete të shumta.

“Ky është një festival i cili mbahet në qytetin e Beratit, por nuk është një festival që zhvillohet nga qytetarët beratas dhe fëmijët e qytetit tonë.

Ai është një festival që është në edicionin e tij të katërt, dhe këtë vit do të kemi 10 qytete të marrin pjesë në këtë festival për gati 5 netë rresht.

Dua t’i falënderoj për pjesëmarrjen qytetet e Gjirokastrës, Dimalit, Fierit, sot kemi festivalin e qytetit të Shkodrës, gjithashtu edhe të Elbasanit, e më pas vijojmë me Kukësin, Tiranën, dhe patjetër edhe Sarandën.

Këtë viti kemi një juri prestigjioze me emrat e mirënjohur shqiptarë, si: Ndriçim Xhepa, Luiza Xhuvani, Rajmonda Bulku dhe Ilda Visha, të cilët do të jenë në Berat për 5 net rresht për të parë këto talente të rinj që kanë qenë të jashtëzakonshëm me shfaqjet e tyre”, u shpreh Merdani.

“Festivali i Teatrit për Fëmijë” në Berat, Silvi

EMISIONET