Festivali i Diversitetit Kulturor në Gjirokastër

Festivali i Diversitetit Kulturor në Gjirokastër

Në Gjirokastër u organizua Festivali i Diversitetit Kulturor.

Aktiviteti i dedikohej kulturës dhe traditave të komunitetit rom të qytetit të gurtë. Kryebashkiaku Flamur Golemi përcolli momente nga Festivali i Diversitetit Kulturor që solli gjallëri, ngjyra dhe energji pozitive.

“Jemi të përkushtuar të promovojmë dhe të mbështesim vlerat tradicionale dhe kulturore të komunitetit rom”, u shpreh kryebashkiaku Golemi.

Në sheshin e qytetit banorët por edhe vizitorët që janë të shumtë në këtë periudhë, patën mundësinë të argëtoheshin me muzikë, të shihnin prodhimet artizanale të komunitetit rom në panairin e hapur me këtë rast.

Mes të tjerash pati edhe një ekspozitë pikture dhe shumë përvoja të ndara në një atmosferë të shkëlqyer shkëmbimi kulturor.

Festivali i Diversitetit Kulturor u organizua nga Bashkia Gjirokastër së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, IRCA, UNICEF dhe partnerë të tjerë. 

EMISIONET