Fenomeni i rrallë në Kinë. Qielli i skuqur frikëson banorët

Byroja meterologjike në Zhouzhan të Kinës lindore raportoi të dielën se qielli i kuq që u shfaq në zonë ishte si pasojë e përthyerjes dhe shpërndarjes së dritës.
Fenomeni mund të ketë ardhur nga përthyerja e dritave të anijeve në port, raportuan mediat lokale.
Videot e fenomenit të rrallë të qiellit të kuq, që u shfaq të shtunën në Zhouzhan u kthyen në videot më të klikuara e të shpërndara në rrjetet sociale të Kinës duke arritur në mbi 150 milion shikime që nga mbrëmja e së dielës.
"Nuk kam parë kurrë diçka të tillë më parë. Më habit fakti se si qielli mund të bëhet i kuq", tha një ndër personat që kishte publikuar videon në rrjetet sociale.
"Kur kushtet e motit janë të mira, uji i ndodhur në atmosferë formon aerosole të cilat përthyejnë dhe shpërndajnë dritën e anijeve të peshkimit duke krijuara imazhin e një qielli të kuq", tha një ndër punonjësit e Byrosë Meteologjike

