ERDHI “ORA E FESTËS”/ Maratonë festive në “Ora News”, bëhen bashkë zërat e nostalgjisë dhe humorit (VIDEO)

Ora News sjell sonte, në natën e ndërrimit të viteve një maratonë festive për të gjithë familjen, ku muzika, humori dhe emocionet ndërthuren në një spektakël të pandërprerë.

“Ora e Festës” bashkon zërat e nostalgjisë, artistët më të dashur dhe energjinë e brezave për të festuar Vitin e Ri me shpirt shqiptar.

Gazetarët e televizionit “Ora News”, Sonila Musai dhe Isa Myzyraj vendosën të heqin petkun e lajmeve dhe u shfaqën ndryshe teksa moderuan emisionin special të ndërrimit të viteve të realizuar nga “Ora News”.

Spektakli do të hapej nga performanca e Ansamblit “Kaltërsia” në Kamëz.

“Mirëmbrëma Shqipëri”, ishte përshëndetja e parë e gazetarëve për shikuesit e ekranit të “Ora News”

“Kjo natë nuk është vetëm për të festuar, por edhe për të kujtuar atë çfarë lamë pas, por edhe çfarë na pret vitin tjetër.

Sonte jo vetëm do të festojmë, por edhe do reflektojmë”, u shprehën dy moderatorët e emisionit festiv të titulluar “Ora e Festës”.

Dhe më pas u vijua me prezantimin e të ftuarve specialë që janë:

Vaske Curri, këngëtar i këngëve popullore tradicionale të jugut;

Beti Njuma, gazetare dhe moderatore e emisionit “Ora e Betit” në “Ora News”;

Mehdi Zena, një nga personalitetet më të vlerësuar të këngës së Elbasanit;

Liri Rasha, një zë brilant dhe interpretuese e talentuar e këngës popullore e qytetare;

Luan Rama, politikan dhe prej 4 vitesh moderator i emisionit “Drejt” në “Ora News”;

Bashkim Alibali, një nga këngëtarët më në zë shqiptar;

Liljana Kondakçi, këngëtarja e shquar e brezit të artë të muzikës shqiptare e viteve 70-80;

Kozma Dushi, mjeshtri i këngës së lehtë shqiptare;

Muharrem Hoxha, mjeshtri i humorit durrsak;

Katerina Hysenllari, gazetare dhe spikere lajmesh në “Ora News”;

Klodi Karaj, gazetar dhe drejtues i emisionit të mëngjesit në “Ora News” dhe i spektaklit sportiv të së dielës “Ora Sport”;

Alketa Çeku, gazetare investiguese në “Ora News”;

Pajtim Struga, mjeshtri i këngëve “tironse”;

Dhe Anila Zyberaj, spikere lajmesh dhe drejtuese e emisionit “Sport Focus” në “Ora News”

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË TË NATËS SË NDËRRIMIT TË VITEVE “ORA E FESTËS”

EMISIONET