Enciklopedia nis në shtator, Akademikët e Shqipërisë e të Kosovës diskutojnë ende anën teknike

Në shtator pritet të nisë hartimi i enciklopedisë shqiptare që do të ndahet në 10 volume.

Akademiket andej e këndej kufirit u bënë sërish bashkë në tiranë, por duke mbetur në anën teknike të paraqitjes së të dhënave.

Akademikët e shqipërisë dhe ata të Kosovës janë ende në fazën e diskutimeve teknike sa i përket hartimit të enciklopedisë kombëtare.

Të paktën kjo u deklarua në takimin e radhës së zhvilluar në Tiranë. 

Megjithatë shtatori do të shënojë rreshtat e parë për hartimin e 10 vëllimeve që do të përshkruajnë të shkuarën e shqiptarizmit.

Parashikohet qe projekti te realizohet në një afat kohor prej 5 vitesh.

Çdo volum do të përbëhet nga 400 faqe ku do të përfshihen ngjarje historike, politike, dhe personalitet qe ka lenë gjurmë në historinë shqiptare.

Enciklopedia nis në shtator, Akademikët e Shqipërisë e

EMISIONET