Çelet edicioni i katërt i “Mik Festival”, i pranishëm dhe Ministri Klosi e ambasadorja Kim

“Mik Festival” çeli zyrtarisht edicionin e katërt të netëve muzikore dhe qyteti i parë që shijoi spektaklin e muzikës vendase dhe të huaj ishte Korça.

Ministri i turizmit Blendi Klosi, ishte i pranishëm në natën e parë të festivalit të muzikës internacionale, theksoi se organizmi është në përputhje me politikat e Ministrisë së Turizmit dhe se të tilla evente janë domosdoshmëri për promovimin e atraksioneve turistike në Shqipëri.

“Një zonë ekstremisht e mbrojtur, si e gjithë zona e Prespës. Të afrohet për më shumë turizëm, të afrohet për më shumë aktivitete  turistike dhe promovimi që i bëhet nga të tilla koncerte është një gjë e mrekullueshme.”- tha Klosi. 

Festivali është përshëndetur edhe nga Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, e cila në prononcimin e saj, evitoi deklarata politike.

“Ajo për të cilën dua të flasë në fakt është kultura shqiptare dhe mundësia e madhe për të qenë në “Mik Festival”. Nuk është vetëm Reforma e Drejtësisë, është bukuria Shqipërisë dhe shpirti i shqiptarëve që më jep shpresë. “- tha Kim. 

Festivali i muzikës internacionale do të shoqërojë turistët për 4 netë me radhë, duke filluar nga data 22 deri më 25 Korrik, ku do të përshkrojë qytetin juglindor dhe zonat përreth.

Zgjerimi i kufijve rajonal deri në fshatrat turistikë të Kolonjës, dhe mrekullitë e liqenit të Prespës, janë risia e këtij edicioni.

EMISIONET