Ekspozita “Në lule të rinisë…”, projekt artistik dhe terapeutik

Ekspozita “Në lule të rinisë…”, projekt

Në mjediset e ish-Kinostudios, pranë Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, është çelur ekspozita “Në lule të rinisë…” zhvilluar me të rinjtë në institucionin e të miturve të Kavajës.

Ministri Gonxhja ftoi artdashësit ta vizitojnë këtë ekspozitë, që vjen si një projekt artistik dhe terapeutik, nën drejtimin e Renalda Ndreut. Projekti eksploron identitetin, imazhin e vetes dhe nevojën për t’u parë e për t’u dëgjuar.

Në hapësirën e HangArt janë ekspozuar rrëfimet dhe arti i 30 të rinjve, dokumentuar me mjeshtëri nga Zeni Aliaj. Punimet e ekspozuara lindën nga një proces i gjatë krijues, ku balta, fotografia dhe komunikimi u përdorën si mjete për të shprehur emocione, kujtime dhe përjetime personale. Çdo element i ekspozitës sjell fragmente nga bota e brendshme e të rinjve, të ndërtuara mes reflektimit gjatë terapisë së artit.

Ekspozita vjen si një bashkëpunim ndërmjet Qendrës për Hapje dhe Dialog (COD), Caritas-it Shqiptar dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve (DPB) dhe ekspozohet në HangArt, falë një marrëveshje mes MTKS dhe COD për zgjerimin e aktiviteteve, duke krijuar hapësira për reflektim, dialog dhe shprehje kreative.

EMISIONET