Ditët e fundit të muajit të Ramazanit/ Ademi: 10 ditëshi i fundit si Ramazan brenda Ramazanit
Moderatori i emisionit, Ilir Ademi ‘’Kjo është Koha’’ në Ora News në një intervistë në studion e lajmeve u shpreh se 10 ditëshi i fundit i Ramazanit është si Ramazani brenda Ramazanit.
Ademi: 10 ditëshi i fundit i Ramazanit është nëse mund ta themi kështu Ramazani brenda Ramazanit sepse ka një dinamikë tjetër nga ditët e para të Ramazanit për shkak të specifikës që është një Namaz që besimtarët e falin kryesisht kur nuk është normale të dalësh jashtë për tu falur.
Pra është specifike, është mesi i natës ai që i bën bashkë besimtarët dhe aty kërkojnë Natën e Kadrit por se kërkojnë përmes lutjeve dhe atmosferës së përbashkët kërkojnë që të ngrihen në një nivel tjetër shpirtëror por edhe shoqëror, por specifika e veçantë është se në të është Nata e Kadrit.
Po të ishte e përcaktuar saktësisht atëherë nuk do kishim 10 ditët e fundit të Ramazanit në këtë lloj gjallërie ose vetëm do kishim atë natë pasi e gjithë kjo është një lloj përpjekje për të gjetur Natën e Kadrit.
Kjo i bën besimtarët që në të njëjtin entuziasëm ti gjallërojnë këto netë.

