Skënderi: Ka rënie të interesit për lexim tek të rinjtë, ja tre libra që duhet të lexoni deri në fund të vitit
Pedagogia, Elsa Skënderi në një intervistë për Ora News foli për dëshirën e leximit të librave në Shqipëri. Skënderi u shpreh se ka rënie të leximit sidomos tek të rinjtë.
Sipas Skënderit, shkak për rënien e interesit për lexim tek të rinjtë, është bërë edhe bota online ku jetojmë, ku leximi i librave bëhet më së shumti përmes formatit elektronik.
"Nga statistikat e bëra para pak viteve u vu re rënie e leximit sidomos tek të rinjtë. Shkak pë rënien e interesit për lexim është edhe bota online. Leximi i librave po bëhet më së shumti përmes formatit elektronik.
Por Skënderi u shpreh se leximi virtual nuk e zëvendëson dot ndjesinë e prekjes së librit.
"Aroma e librit, ndjesia e prekjes së tij nuk duhet të zëvendësohet nga leximi virtual", tha Skënderi.
Në formatin elektronik kryesorja është përmajtja e librave. Publikimi i librave në rrjetet sociale shërben edhe për të ndërgjegjësuar", tha ndër të tjera Skënderi.
Pedagogia bëri thirrje edhe për gazetarët që të lexojnë më shumë, ndërsa sugjeroi edhe disa libra që duhet të lexojmë deri në fund të vitit.
"Gazetarët duhet të lexojnë më shumë, të rrisin cilësinë. Librat e përkthyer në shqip, listë e varfër. Fëmijët lexojnë më shumë anglisht. Deri në fund të vitit, duhet të lexoni: Një roman nga Kadare, një novelë të Orhan Pamuk dhe poezi shqipe", u shpreh Skënderi.

