DASOSAURUS TOCANTINENSIS! Zbulohen në Brazil fosilet e një dinozauri gjigant të panjohur më parë
Fosilet e zbuluar anë verilindje të Brazilit kanë cuar në identifikimin e njlë specieje të re dinosauri gjigant, duke ofruar të dhëna të reje për migrimin e këtyre kafshëve rreth 130 milionë vite më parë.

Një zbulim i rëndësishëm paleontologjik është bërë në Brazil, ku shkencëtarët kanë identifikuar një specie të re dinozauri gjigant të quajtur Dasosaurus Tocantinensis.
Fosilet e kësaj krijese parahistorike sugjerojnë se ajo mund të ketë arritur deri në 20 metra gjatësi, duke e bërë një nga dinozaurët më të mëdhenj të gjetur ndonjëherë në këtë vend.
Mbetjet fosile u zbuluan në vitin 2021 pranë qytetit Dviopolis, në shtetin Brazilian gjatë punimeve infrastrukturore në zonë.
Studiuesit gjetën disa pjesë të skeletit, përfshirë një femur rreth 1.5 metra të gjatë, i cili ndihmoi në përcaktimin e përmasave të dinozaurit.
Sipas studiuesve, analiza e fosileve tregon se kjo specie është e afërt me dinozaurin Garumbatian Morellensis, i zbuluar më parë në Spanjë.
Kjo lidhje sugjeron se në periudhën e hershme të Kretakut mund të kenë ekzistuar rrugë tokësore që lidhin Amerikën e Jugut me Evropën përmes Afrikës Veriore, para formimit të plotë të oqeanit Atlantikë.
Zbulimi përforcon teorinë se dinozaurët mund të kenë migruar ndërmjet kontinenteve rreth 130 milionë vjet më parë.
Emri i dinozaurit i referohet zonës ku u gjetën fosilet dhe lumit të afërt Tocantins River, duke e lidhur kështu këtë specie të re me vendin e zbulimit të saj.
Studiuesit besojnë se kërkimet e mëtejshme në rajon mund të zbulojnë edhe fosile të tjera që do të ndihmojnë për të kuptuar evolucionin dhe shpërndarjen e dinozaurëve në planet.
???? Dasosaurus tocantinensis measured 20 meters and lived 120 million years ago in what is now northeastern Brazil. Its closest known relative is Garumbatitan morellensis found in Spain.
— Chronos Intelligence (@ChronosIntelX) March 13, 2026
The Atlantic Ocean between them is only 100 million years old. When this animal was alive,… pic.twitter.com/a67okSEReG


