Darka e të marrëve në Lezhë, Aktorët rijetësojnë veprën e dramaturgut francez

Artëdashësit në Lezhë kanë shijuar lojën e aktorëve të cilët ngjitën në skenë veprën darka e të marrëve.

Personaliteti i njeriut dhe përballja me padrejtësinë dhe pushtetin ishin mesazhet kryesore në të.

Darka e të marrëve në Lezhë, Aktorët

Komedia “Darka e të marrëve” e dramaturgut francez Francis Verber është shfaqur për herë të parë në Lezhë.

Kjo vepër e realizuar nga aktorë jo profesionistë percolli mbresa tek publiku në skenën e Pallatit të Kulturës.

Shkrimtari Primo Shllaku, tha pas shfaqjes se suksesi i saj ishte rezultat i lojës së aktorëve dhe regjisurës mbresëlënëse të Alket Bushit.

Aktorët ndan mendimin se me dëshirë dhe pasion mund të ngjiten në skenë vepra të tilla.

Komedia “Darka e të marrëve” përcjell mesazhin për nevojën e rikthimit të njeriut tek personaliteti i tij, por duket se ajo prek aktualitetin, duke shfaqur mënyrën se si pushteti mbi të tjerët shpesh kthehet si hakmarrje për padrejtësitë që ata kanë përjetuar.

EMISIONET