BOTA NË ATLAS/ 7-vjeçari Rajan Merruko: Dashuria për librat dhe ëndrrat për udhëtime

Në një kohë kur teknologjia dhe rrjetet sociale kanë rrëmbyer kohën e fëmijëve nga shumë aktivitete dhe jeta sociale, 7-vjeçari Rajan Merruko nga Pogradeci është shembull frymëzues për dashurinë ndaj librave dhe njohurive.

Pas kontaktit me një atlas, iu ngjall dëshira të mësonte për shtetet e botës dhe kryeqytetet e tyre.

Sot, ai identifikon me lehtësi flamujt e vendeve dhe di kryeqytetet përkatëse.

Pasioni i Rajanit nuk mbaron këtu. Dëshira e tij është të vizitojë vendet për të cilat lexon, por dëshira e tij më e madhe është të shkojë në Ekuador për të parë nga afër një realitet te veçantë.

Edhe pse ende në klasën e dytë, i vogli ka treguar dëshirën që ai ka për të luftuar krimin dhe për të vendosur drejtësi ai aspiron të bëhet një oficer policie.

Një fëmijë i veçantë, që na kujton se dashuria për dijen dhe ëndrrat nuk njohin moshë.

EMISIONET