Bota katolike në zi, Dom Mark Pashkja për “Ora News”: Ndajra nga jeta e Papa Françeskut na zuri disi në befasi. Promovoi Shqipërinë si model i “Vëllazërisë Fetare”

Zëdhënësi i Kishës Katolike Shqiptare, Dom Mark Pashkja, në një intervistë për “Ora News” u shpreh se lajmi për ndarjen nga jeta e Papa Françeskut i ka zënë disi në befasi.
“Ishte një lajm që na surprizoi për keq të gjithëve, na zuri në befasi. Kjo sepse mendohej se Papa Franccesku po shkonte drejt përmirësimit të shëndetit të tij, pasi ditën e djeshme që ishte dhe Dita e Pashkës dhe e dha vetë bekimin e tij.
Pra në një farë mënyre kjo ishte një lajm suprizues, por që gjithsesi për ne besimtarët katolikë jeta nuk merret por shndërrohet.
Sigurisht që Papa Franccesku bashkëndau me ne përvojën që është e njëjtë për të gjithë që është përvoja e vdekjes.
Refreni i puntitikatit të tij ka qenë ajo e Paqes dhe nuk ka ngurruar asnjëherë që të identifikojë dhe denoncojë situatat kaotike luftrash dhe ka qenë denoncues i padrejtësive të mëdha botërore.
Do të mbahet mend si Papa i Mëshirës, ku pa diskutim ka qenë dhe vepra e tij në mbrojtje të të varfërve në botë, fenomen që hapet e shpërfaqet në ccdo vend të tij. po ashtu një përpjekje e tij ka qenë ajo e emigracionit dhe vëllazërisë fetare, ku ai ishte i pari që bëri një dokument duke përdorur “vëllazëri fetare” si koncept.
Shqipëria ishte vendi i parë në Botë që ai zgjodhi për ta vizituar dhe për t’i bërë jehonë vëllazëri fetare kudo në botë”, u shpreh ndër të tjera, Dom Mark Pashkja.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME ZËDHËNËSIN E KISHËS KATOLIKE SHQIPTARE, DOM MARK PASHKJA


